Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Deklarata e ish-kryeministrit Sali Berisha në konferencën e përjavshme për mediat për mundësinë e bashkëpunimit me Lulzim Bashën në Kukës ka ngjallur reagime nga PD.
Anëtari i Kryesisë së PD, deputeti Kreshnik Çollaku e cilëson të papërgjegjshme dhe deklaron se demokratët e Kukësit duhet të sakrifikohen në opozitë sepse Rithemelimi më parë bashkëpunon me Taulant Ballën sesa me pjesën tjetër të PD.
“Pra demokratët e Kukësit duhet të sakrifikohen në opozitë, duhet të vazhdojnë të durojnë shokët e Safetit në Bashki të Kukësit, sepse Rithemelimi më parë bashkëpunon me Taulant Ballën sesa me pjesën tjetër të PD. E papërgjegjshme…”, deklaron Çollaku.