Kërkimet për naftë në Shpirag, Rama: Po i afrohemi orës së të vërtetës

0
152
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shpimet për gjetjen e naftës dhe gazit në pusin Shpirag vazhdojnë dhe sot kryeministri Edi Rama pa parë punën nga afër.

Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se kërkimet kanë arritur në 6.1 km thellësi në tokën naftëmbajtëse. Kreu i qeverisë shkruan se në fund të këtij viti do ta mësojmë nëse toka ka burime nafte dhe gazi.

“Sot në Shpirag, ku zbulimi i rëndësishëm i kryer 6.1km në thellësi të tokës naftëmbajtëse, mbart bashkë me premtimin e madh të nxjerrjes së një pasurie të konsiderueshme për Shqipërinë dhe shqiptarët, edhe sfidën e testit përfundimtar teknik të vlerësimit të qëndrueshmërisë së presionit të fluksit të gazit e të naftës, deri mbi sipërfaqen e tokës. Në fund të këtij viti do ta mësojmë këtë, ndërkohë që po punojmë paralelisht për projektin e Fondit Sovran që do të administrojë këtë pasuri të madhe kombëtare, duke u nisur nga studimi i vëmendshëm i praktikave botërore të fushës, si fondet sovrane të Norvegjisë, Arabisë Saudite, Azerbajxhanit e me radhë🇦🇱🦅

Paçim fat tanimë kur kjo përpjekje thuajse dhjetëvjeçare, po i afrohet orës vendimtare të së vërtetës🙏”, shkruan Rama në postimin e tij.

Kujtojmë që është një nga gjigandët ndërkombëtarë të naftës, holandezja Shell që prej vitesh shpenzon dhjetëramilionë dollarë në shpimin e puseve eksploruese në zonën e Shpiragut në Berat, me shpresë se do të gjejë naftë.

Zjarr Tv Ad