Mungesa e Ramës në darkën e thirrur nga Mitsotakis/ Aldo Bumçi: Ka shkelur të drejtat e qytetarëve. Prezenca e Kurtit tregon…

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi i ftuar në News24, foli për tensionimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë, me kulmimin e mungesës së Shqipërisë në darkë e liderëve të Ballkanit Perëndimor të thirrur nga kryeministri grek.

Bumçi u shpreh se këto zhvillime kanë nisur nga problemet e demokracisë dhe lirive të qytetarëve, duke iu referuar arrestimit të Kryetarit të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Sakaq ai u ndal te prezenca e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilën e quajti si lajm i jashtëzakonshëm dhe një hap para që Greqia të njohë pavarësinë e Kosovës.

“Këto zhvillime lindin nga problemet e demokracisë dhe shkelja e lirive të qytetarëve. Kjo pasi Rama ka zhbërë të drejtat dhe liritë themelore. Ky shtet është në kalbëzim total, ku një preson i vetëm sillet sikur është në çiflig.
Prania e Albin Kurtit është pro shqiptar, sidomos nga fakti që Athina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Prania e Kurtit i barabartë me të tjerët është një lajm i jashtëzakonshëm, kjo tregon se Greqia po shkon drejt njohjes. Ishte i pranishëm edhe Zelensky. Unë shpreh keqardhjen për mungesën e Presidentit, pasi nuk i shërbeu qytetarëve shqiptarë.

Marrim rastin e Belerit, ka pasur raste të ngjashme, por jo me arrestime. Kurrë nuk është arrestuar një kandidat 2 ditë para zgjedhjeve. A kemi në shkelje të drejtave themelore? Po kemi. Nëse fut në burg kandidatin kundërshtar, nuk ka demokraci. Në lidhje me Belerin nuk ka asnjë provë në flagrancë. Cili ligj e ndalon betimin e tij? A ka dyshime që Rama nuk po kontrollon drejtësinë në Shqipëri? Provat janë të fabrikuara pasi nuk ka flagrancë. Rama është i gatshëm për të bërë gjithçka për të mbajtur në mënyrë të paligjshme bashkinë e Himarës.”, u shpreh Bumçi.

Zjarr Tv Ad