Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një minator ka mbetur i plagosur rëndë ditën e sotme në një minierë në Bulqizë.
Ajo që e bën edhe me të rëndë ngjarjen është se minatori, shtetasi Sh.Ç., 60 vjeç është dërguar me një makinë private dhe është lënë para derës së spitalit.
Nuk dihet ende identiteti i minatorit që është plagosur dhe as se në cilën galeri punonte. 60-vjeçari është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje kome.
Grupet hetimore kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjes dhe për identitifikimin e personit që e la të plagosurin në derën e spitalit.