Edi Oga ‘shigjeton’ Bashkinë e Tiranës: Rruga e Kosovarëve është bërë pistë garash

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aksidenti që ndodhi sot në orët e para të mëngjesit te Liqeni Artificial, ka shkaktuar reagime të forta nga figura të ndryshe të politikës dhe opinioni publik.

Një nga gazetarët që ka reaguar, ka qenë edhe Edi Oga, ku shkuan se Rruga e Kosovarëve është bërë pistë garash shpejtësie dhe se makinat injorojnë vijat e bardha, pasi nuk janë të dukshme.

Më tej, gazetari ka kritikuar drejtuesit e bashkisë Tiranë që të marrë masa për vendosjen e kurrizëve plastikë për të dekurajuar shpejtësinë, por thirrjet e tij kanë rënë në vesh të shurdhët.

Oga e ka etiketuar aktin e sotëm një çmenduri, por nënvizon fakti se organtet kopetente duhet të veprojnë përpara sesa të ndodhin katastrofa.

“Rruga e Kosovarëve bëhet pistë garash shpejtësie edhe gjatë ditës. Aty makinat injorojnë edhe vijat e bardha (që nuk duken mirë).Disa herë u kam kërkuar drejtuesve të Bashkisë vendosjen e kurrizëve plastikë për të dekurajuar shpejtësinë, por nuk e bëjnë. Çmendurinë e shoferëve nuk e kontrollojmë dot, por masa duhet të marrim përpara sesa të ndodhin katastrofa!” shkuan gazetari Edi Oga.

Këtë mëngjes Eldi Allushi u ngjit mbi digën e Liqenit Artificial në Tiranë dhe u përplas me bordurat mbrojtëse. 26-vjeçari ka qenë duke lëvizur me shpejtësi nga Rruga e Kosovarëve dhe makina “BMW X6”, ka përfunduar në digën e Liqenit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:15 të kësaj të marte ku i riu nga Durrësi, pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes duke marrë me vete dhe targat e mjetit. Fatmirësisht për shkak të orarit në pedonale nuk ka pasur qytetarë që bënin ecjen e mëngjesit dhe si pasojë nuk pati të plagosur.

Zjarr Tv Ad