“Super aferë!”/ Alimehmeti për sterilizimin: Çmimi tre herë më i lartë se në Angli!

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, ishte i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ku foli për koncesionin e sterilizimit, të cilën e quajti “një super aferë”.

Alimehmeti tha se çmimi për sterilizimimin është dy deri tre herë më i lartë se në Angli, vend që njihet për standarde të larta në shëndetësi.

“Kjo është një super aferë e cila është rënduar jo vetë m nga afera ekonomike, por edhe ga rëndësia e shëndetësisë. Vjen jeta dhe shëndeti të parat. Pacienti në një mënyrë o në një tjetër duhet të sëmurej në fillim muaji, pasi në fund të muajit nuk do kishte mundësi të operohej. Pikëpyetjet kanë qenë në vitin 2015, që ku u nis të përflitej. Kur këta vendosën çmimin, ne e krahasuam me sistemin më të shtrenjtë, Anglinë që ka standard të lartë. Doli që çmimi ynë ishte 2-3 herë më i lartë. Në vitin 2016, Prokuroria e Tiranës tha se në dosje nuk ka vepër penale, tani nga SPAK del që ka pasur. Pra ka pasur njerëz të tjerë të implikuar.

Pastaj del se ka humbur kontrata, kjo është për të qeshur. Ne do japim një shërbim sa më efektiv, por edhe koston duhet ta kalkulojmë, pasi është biznes. Të injektosh para dhe të investosh do të japë përmirësim, por me çfarë parash u arrit?

Vlen të theksohet se kjo kontrata ishte pa tavan. Vendosja e çmimit tavan u vendos vetëm gjatë periudhës së pandemisë. Sipas kontratës, vetëm në këtë qendër do setrilkizohen mjete dhe më pas do bëhej shpërndarja e tyre drejt qyteteve të tjera.

Në këtë mesele nuk ka si të ketë 4-5 vetë të përshirë, por një seri shumë e madhe. Duhen marrë nën hetim. Është një dëm ekonomik shumë i madh. A duhet edhe një hetim pasuror për këta njerëz? Patjetër!”, u shpreh Alimehmeti.

Zjarr Tv Ad