Grekët ndryshojnë mendje, pranojnë ndihmën e Shqipërisë për shuarjen e zjarreve

0
140
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Greqia ka pranuar ndihmën e Shqipërisë për situatën e rëndë që po kalon, prej zjarreve masive.

Fillimisht ndihma e Shqipërisë ishte refuzuar, me argumentin se ndihma nga vendet e tjera është e mjaftueshme.

“Nga pala greke jemi njoftuar se nuk është më e nevojshme ndërhyrja me modulet tokësore të ofruar nga Shqipëria për shkak se ato janë plotësuar nga vende të tjera”, thuhej në njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë.

Por me sa duket grekët kanë ndryshuar mendje dhe e kanë pranuar ndihmën.

Mësohet se 10 mjete të FA dhe 58 efektivë janë nisur drejt Greqisë për të ndihmuar në fikjen e zjarreve.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë kanë qenë veçanërisht të tensionuar ditët e fundit, për shkak të çështjes Beleri. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, vijon të jetë në qeli dhe akuzohet për blerje votash. Ndërkohë kryeministri grek Mitsotakis, nuk e ftoi homologun e tij Rama, në takimin e mbajtur në Greqi për rajonin, çka i shtoi tensionet mes dy vendeve.

Refuzimi i ndihmës së Shqipërisë për zjarret u pa si akt tjetër i lidhur me tensionet për Belerin.

Zjarr Tv Ad