Nga Genc Burimi
Kapitullimi i Ramës para Greqisë në dosjen Beleri
Pasi tregoi muskujt me javë të tjera në dosjen Beleri sa për të fituar popullaritet tek ajo pjese e opinionit shqiptar e papajtueshme me politikat e disa qarqeve shoviniste greke në Shqipëri, Edi Rama po i lëshon tani « pe » grekeve. Me gojën e tij ai deklaron ne intervistën e gjatë dhënë gazetës kryesore greke Katherimini, se ai do të kërkojë që në interpretimin e ligjit shqiptar të bëhet tani një përjashtim për Belerin .
Ligji ynë thotë që një kryebashkiak i cili nuk ka arritur të bëjë betimin në tre muajt pas zgjedhjes se tij, atëherë ai e humbet automatikisht mandatin.
Pas presionit të gjatë të ushtruar nga qeveria greke, Rama na mëson se do të veproje tani në mënyrë që Belerit mos t’i hiqet mandati i kryebashkiakut të Himarës edhe pse afati tre mujor është konsumuar gjatë qëndrimit të Belerit në burg në pritje të gjykimit nga drejtësia shqiptare.
Ligjin e bëka pra « Maliqi », Kryeministri Rama. Ku vete tani ajo shpresë, ajo siguri që Rama për motive elektoralo-nacionaliste krijoi tek një pjesë e opinionit publik shqiptar se me Belerin do të zbatohej ligji dhe vetëm ligji e asgjë tjetër, pra se Belerit automatikisht në gusht do t’i anulohej mandati dhe se zgjedhjet do të ribëheshin në Himarë? Kjo shpresë e rreme që krijoi Rama sot ka avulluar, por të paktën mos ta lejojmë që t’i marrë shqiptaret për budallenj dhe t’ua shesë si fare normale kthimin e xhaketës nga fryn era.
Rama si Vuçiç, i njëjti provokim, i njëjti dështim
Ai , i forti, i gjati, i fuqishmi, i papërkuluri Edi Rama po njeh të njëjtin fat si Vuçiç kur Perëndimi vendos t’ u tregojë “dhëmbët”. Edhe Vuçiç , për arsye elektoraliste dhe nacioaliste rrëmbeu tre policë kosovare në kulmin e manifestimeve në Beograd që donin ta rrezonin.
Edhe ai dërdëlliste se nuk ishte ai, por drejtësia « e pavarur » serbe që vendoste. Autokrati i Beogradit mendonte se do të shmangte kështu vëmendjen e opinionit vendas me veprime nacionaliste në Kosovë që mund të federonin serbet. Por s’kaluan as tre ditë dhe Vuçiçi u zbyth dhe i liroi tre policëët kosovarë përballë presionit ndërkombëtar.
Rama rezistoi tre muaj. Mund të kishte rezistuar shumë me pak përballë presionit të grekeve dhe BE-së, heshtja e te cilës tregon vetëm atë se ajo mban anën e Greqisë me të cilën Brukseli nuk ka interes te prishet si vend anëtar dhe me të drejtë vetoje. Por Rama preferoi t’i shkoje deri ne fund limitit tre mujor që i jepte ligji shqiptar me shpreën se grekët nuk do insistonin më gjatë në favor të Belerit.
Po ashtu kjo periudhë « rezistence » tre mujore e Ramës i shërbeu atij për të bërë për vetë ata shqiptarë që e urrejnë qeverisjen e tij për shkak të korrupsionit të shfrenuar.
Kësaj pjesë të elektoratit Rama i serviri me sukses fejtonin Beleri për gjatë gjithë verës duke marre shumë « like » dhe përgëzime se mirë « ja beri qenit » grek.
Tre muaj po ashtu gjate te cilëve Rama arriti te diskreditoje opoziten Berisha-Meta si antishqiptare meqënëse merrte ne mbrojtje Belerin. Po tani qe tre muajt mbaruan dhe qe Rama duhet te kalonte nga fjalët e bukura ne vepra , pra t’ia anulonte fitoren Belerit siç ia urdhëron ligji shqiptar, Kryeministri ka vendosur të bëjë të kundërtën. Përballë gazetarit grek të Kathemirinit që e interviston , Rama nuk e rreh me gjoksin, nuk përdor me ato shprehjen donkisohteske « ligji është ligj » por e kthen kthen timonin 360 gradë. Ja si u shpreh Kryeministri ynë: « procedura ,- thotë Rama, është kështu : Nëse kryebashkiaku i zgjedhur nuk shfaqet pas 90 ditësh të betohet, atëherë qeveria duhet ta çlirojë nga detyra dhe të vendosë një kryebashkiak teknik deri sa të realizohen zgjedhjet e reja, që do të shpallen nga presidenti. U kërkova avokatëve të mi të shqyrtojnë çështjen …Instikti im më thotë, reagimi im psikologjik më thotë …të mos bëjmë zgjedhje të re ja derisa (Beleri) të gjykohet fajtor ose i pafajshëm. »
Mund të thuhet pa frikë se Greqia e arriti atë që kerkonte . Falë ndërhyrjes personale të Kryeministrit Edi Rama, Fredi Belerit do t’i lihet të gëzojë mandatin e Kryebashkiakut ! Kjo përkthehet: të lepish atë që peshtyve ! Vëmë bast se dhe kur gjyqi i Belerit do të bëhet dhe se drejtësia jone nen presionin e Edi Rames do ta shpalle te pafajshëm në mënyrë që Beleri të vazhdoje ta gëzojë mandatin e Kryebashkiakut , Kryeministri ynë do të thotë sërish: drejtësia shqiptare veproi e pavarur. Deri tek gjyqi i Belerit shume ujëra të reja do të jenë derdhur. Ajo që shihet sot për sot është rezultati Greqia 1 – Rama 0.
Harresa e pafalshme e çamëve në intervistën e Edi Ramës
Që të kapitulloje apo « tradhtojë » kaq lehtësisht ata ndjekës që u premtonte se nuk do dorëzohej në dosjen Beleri, nuk është kjo që shokon te ky Kryeministër. Rama nuk e pati problem t’ja mbajë ison Greqisë dhe ne « dosjen e Detit », duke pranuar ashtu siç donte Greqia qe te jetë Haga qe të vendose për kufirin detar ndërkohë që ujrat detare që lakmon Greqia i takojnë historikisht dhe juridikisht Shqipërisë. Ajo që shokon në intervistën kapitulluese të Ramës për Kathimerinin është sesi ja la ai komandën e intervistës gazetarit grek duke iu përgjigjur atij mbi gjithçka ku është interesi i grekeve pa i kërkuar një herë të vetëm llogari Greqisë mbi çamet. Greqia paska te drejte te revoltohet, të indinjohet, të hakërrehet dhe te kërcënoje në dosjen Beleri, Greqia paska të drejtë të thërrasë per dëshmitar Shtetin e të drejtës ashtu siç thirrej Zeusi të gjykonte në majin e Olimpit, por Greqia refuzon të shpjegoje përse Shteti i të Drejtës të cilin e reklamon në dosjen Beleri nuk ekziston në dosjen e çamëve. Biles për greket dosja çame as që ekziston fare. A kishte rast me të mirë Edi Rama sesa kjo intevistë ku nga një i akuzuar nga Athina mund të shndërrohej edhe në një akuzues të Athinës? Si është e mundur t’i kishte thënë Rama gazetarit grek, që Greqia ky vend mik, ky vend aleat në NATO si Shqipëria e konsideron ende dhe sot e kësaj dite Shqipërinë me ligj si vend armik, meqenëse ligji i luftës i shpallur nga monarku i Greqisë me 1940 është ende ne fuqi ndonëse një qeveri greke e shfuqizoi atë me 1987 por pa e botuar vendimin ne fletoren zyrtare? Ashtu si Greket akuzojnë me të drejte Ramën se mban në burg Belerin me synimin e vetëm që të digjej afati tre mujor dhe Beleri të humbiste mandatin e Kryebashkiakut, ashtu dhe populli shqiptar akuzon Greqinë se e ka mbajtur në fuqi ligjin e luftës në mënyrë që shqiptarëve çame mos t’u riktheheshin kurrë pronat e tyre legjitime në Greqi.
Ku kishte rast më të bukur t’ja përplaste këtë të vërtetë në sy grekëve Rama sesa në këtë interviste dhe ta vinte në vështirësi gazetarin e Kathemirinit që po e sfidonte ? Në vend që të humbiste kohë e të mburrej pa kuptim në atë intervistë se vëllai i tij Olsi Rama fliska greqisht që e paska mësuar në Korfuz, përse nuk gjeti kohe Rama t’i fliste gazetarit grek edhe për gjenocidin ndaj çamëve.
Përse nuk i tha që grekët që vinin manifestonin për Belerin kërcenin po ashtu valle më këngë në formë himni për gjeneralin që masakroi çamët shqiptare Napoleon Zervas?
Nëse flasim për Shtetin e të Drejtës, t’ja përmendte Kryeministri ynë lexuesve greke të Kathemirinit se Kuvendi i Shqipërisë e ka shpallur që më 1994 datën e 27 Qershorit si Dita përkujtimore e gjenocidit ndaj shqiptareve të çamërisë. T’ja përplaste Rama grekëve bilancin e llahtarshëm të gjenocidit të kryer nga bandat e Zervosit në mbarim të luftës së dytë botërore : tre mijë shqiptare të Camerisë të ekzekutuar , 30 mije të debuar drejt Shqipërisë nder te cilet dhe tre mije te tjerë vdiqën nga rraskapitja e eksodit, me dhjetëra fshatra te Çamërise të plaçkitura e te rrafshuara. A e di Rama se ne momentin kur Greqia çirret për Belerin , vetëm para disa muajsh ajo inauguronte një muze për Zervasin ,xhelatin e çameve ne shtëpinë ku ai ka jetuar ne veri te Athines ? Shteti i te drejtes le te funksionoje, por jo vetem ne nje shtet. Belerit t’i njihen dhe respektohen te drejtat ne Shqipëri, por dhe çameve në Greqi.
Zbrapsja e Ramës që nxjerr zbuluar dhe « drejtësinë e re »
Shumë nga ne analistet e kishim parashikuar një epilog të tillë, dorëzimin e Ramës para Greqisë dhe pa kushte ku siç u pa ai nuk kërkoi asgjë në shkëmbim për çamët. E dinim se Rama do te kapitullonte jo se Greqia ka detyrimisht te drejte. E dinim se ai do te kapitullonte jo se Greqia është e forte dhe se nuk mund t’i rezistosh kur pame se Shkupi zyrtar arriti fare mire ta ruaje termin “Maqedoni” ne emërtimin e vendit te tij ndonëse Greqia nuk la gur pa levizur qe ky emër të mos figuronte me. Ajo qe na bëntë te sigurt se Rama do te kapitullonte përballë Greqisë ne dosjen Beleri është se Greqia do të shfrytezonte pikën më të dobet te Edi Ramës, atë se pakkush ne Perëndim e beson se ne Shqipëri drejtësia është totalisht e pavarur nga presionet e Kryeministrit. BE-ja e di këtë por s’mund ta thotë boterisht sepse dretësia e re shqiptare është krijese e saj. Ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim po ashtu e dinte këtë dhe biles e shfaqte dhe hapur siç qe rasti kur i tregoi dhembet Edi Ramës që te mos fuste duart ne SPAK në momentin e zgjedhjes se drejtuesit te ri te Prokurorisë speciale shqiptare. Tregues i qarte i influencës se Rames mbi drejtësinë është mosmarrja asnjëherë ne pyetje e Kryeministrit as në skandalin Mac Gonigal, as në skandalin e incineratorëve, as ne skandalin e sterilizimit , dhe as ne skandalin e patronazhistëve te cilët kane kryer qartësisht vepër penale sipas standardeve juridike perëndimore me shfrytëzimin e të dhënave personale të shqiptarëve.
Ne një rast te ngjashëm në Bosnie, SHBA-te nuk hezituan biles ta shpallnin non grata ish-kryeministrin e vendit vetëm pse shfrytëzoi adresat personale te pensionistëve për t’u çuar gjate fushatës elektorale një letër me mburrje se çfarë kishte bere qeveria e tij për pensionistët boshnjake. Në Shqipëri, drejtësia e re është padyshim efikase në luftën kundra krimit te organizuar dhe korrupsionit ne politike, por perimetri i kësaj lufte përfundon atje ku fillon territori i Edi Ramës. Nga kjo situatë rrjedh dhe raporti “skizofren” që kanë vendosur shqiptarët dhe perëndimoret me « drejtësinë e re ». E pergëzojmë pa hezitim këtë drejtesi per punën titaneske që ajo po bën dhe qe nuk ish bërë kurrë më pare, por s’bëjmë zë kur kjo drejtësi ndalon para kufirit që i ka vënë Kryeministri.
Këtë skizofreni nxori në pah Greqia në dosjen Beleri. Qeveria greke si shumë shqiptarë, si BE-ja, si SHBA-të, nuk kishte pasur dhe ajo deri tani veçse fjalë lavdëruese për punën e drejtësisë së re shqiptare pa vënë aspak ne dukje mangësinë e kësaj drejtësie nëmetrin e fundit aty ku fillon kufiri personal i Edi Ramës.
Ndaj Rama e konsideronte Mitsotakis si mik të madh. Ishte normale qe Greqia ashtu si BE-ja dhe SHBA-te mos ta ngrinte zërin për mekatin e metrit te fundit te drejtësisë shqiptare, pasi ne njëfare mënyrë pa Ramën kjo drejtësi nuk do te kishte ekzistuar. Mbyllja e syve ndaj bashkëpunimit kundra natyre midis drejtësisë së re shqiptare dhe kryeministrit shqiptar ishte kështu çmimi që ndërkombëtarët kane pranuar të paguajnë si mirënjohje ndaj « Edit » për atë ç’ka bërë ai qe kjo drejtësi te instalohet dhe si inkurajim qe ai te vazhdojë dhe të mbështesë drejtësinë në luftën e saj kundra korrupsionit. Rama i vetëdijshëm se perëndimorët kanë nevojë për të në mungese të një alternative tjetër që mund ta zëvendësojë (Berisha dhe Meta janë të skualifikuar nga administrata aktuale amerikane) beri atëherë gabimin fatal duke abuzuar me ate « metrin e fundit » që e lidh me drejtësinë për ta përdorur ketë ne dosjen Beleri.
Por këtu ai preku interesin e Greqisë që e kishte mike dhe që deri tani e mbronte dhe e promovonte Ramën tek partneret euriopiane.
Vetëm pasi u shkel në kallo, Greqia vendosi të dalë nga balloja e hipokriteve dhe të nxjerrë në shesh të vërtetën se Rama komandon drejtësine e re .
Greqia s’do e kishte bere kurrë këtë , por të mos i ishte prekur interesi. Arrijmë kështu sot, fale ose për shkak te dosjes Beleri në këtë rezultat katastrofik për imazhin e Ramës , te Shqipërisë por dhe te Perëndimorëve. Na thuhej se në Shqipëri , Edi Rama i ka hapur rrugën epokës së sundimit te ligjit, por na rezulton ne intervistën e Ramës për shtypin grek se ne Shqipëri ligjin vazhdon ta bëjë Maliqi. Me një të rënë të lapsit, Timonieri i Shqipërisë vendosi qe ligji mos te zbatohet dhe Beleri te vazhdoje te qendroje kryebashkiak i zgjedhur i Himarës siç e kërkon Greqia. Ky manipulim i ligjit sipas tekës së Edi Rames , padyshim nuk e nderon kryeministrin tone. Kjo vret shpresën e atyre qe besonin naivisht se Belerit në emër të ligjit do t’i hiqej titulli krybashkiak, kjo e nxjerr edhe nje here Greqine te « fituar » ne perballje me Shqipërinë duke e trajtuar atë here si demokratike dhe here si jo demokratike sipas interesave te qarqeve greke . Te shpresojmë qe Micotakis i frymëzuar nga kjo fitore e radhës mos ta shtyje avantazhin deri aty sa ta detyroje Ramën të kapitullojë dhe në dosjen e Detit, një marrëveshje qe po e negocion , kush tjetër, përveçse avokatja britanike , e shoqja e Toni Blerit me te cilen kemi humbur nje pjese te mire te arbitrazheve…Ndoshta kane qene serish këshillat e Toni Blerit qe Rama të ndërrojë kurs në dosjen Beleri. Dhe serish nuk mund te themi se ka qene një këshillë e suksesshme. Si përfundim, me dosjen Beleri Rama krijoi një precedent edhe ne momentin kur e provokoi, edhe tani qe po kërkon t’i japë një zgjidhje për të mos u prishur me greket. Kush ende nuk e beson se ne Shqipëri ligin e bën…