PD del me njoftim zyrtar/ Nuk mund të keqpërdoret më emri i Partisë Demokratike, nuk do të lejohet më që…

0
170
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ka dalë sot me një njoftim zyrtar ku thuhet se në njoftimet zyrtare të PD, do duhet të vijnë vetëm nga zyra e shtypit të PD dhe jo nga subjekte apo individë të tjerë.

Përfaqësues të vetëm të zyrës së shtypit janë konkretisht Patrik Sadikaj dhe zëdhënësja Mirela Karabina.

Do të ndiqen të gjithë hapat ligjorë për mos dëmtimin e identitetit të PD, thuhet ndër të tjera në njoftimin zyrtar.

NJOFTIMI

Me anë të këtij njoftimi, Partia Demokratike ju bën me dije se njoftimet zyrtare të Partisë Demokratike vijnë vetëm nga Zyra e Shtypit e Partisë Demokratike, dhe konkretisht nga z. Patrik Sadikaj dhe Zëdhënësja znj. Mirela Karabina.

Çdo njoftim nga subjekte, grupime apo individë të tjerë, nuk përfaqëson PD dhe nuk mund të referohet në media si Partia Demokratike.

Partia Demokratike e Shqipërisë është subjekt politik që ushtron aktivitetin e saj të ligjshëm në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të ligjit Nr. 8580, datë 17.2.2000 “PËR PARTITË POLITIKE” dhe e regjistruar në Regjistrin e Partive Politike me kryetar të saj z. Lulzim Basha.

Përdorimi dhe keqpërdorimi i emrit të PD-së, të kryetarit dhe të institucioneve të saj nga grupime ose individë të tjerë me qëllim për të krijuar konfuzion dhe për të çorientuar demokratët, elektoratin opozitar dhe qytetarët, si dhe pasqyrimi i këtij informacioni të rremë nga ana e mediave audiovizive dhe atyre elektronike, cënojnë rëndë imazhin e Partisë Demokratike si dhe dëmtojnë interesat e saj. Partia Demokratike është aset kombëtar, ndaj keqpërdorimi i emrit të saj dëmton gjithë shoqërinë shqiptare.

Partia Demokratike do të marrë të gjitha hapat ligjorë për të mbrotjur dhe për mos të lejuar që asnjë operator audioviziv dhe elektronik të dëmtojë identitetin e saj politik.

Zjarr Tv Ad