Gjeopolitika dinamike dhe nevoja për përgjegjësi politike

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Artur Nura

Pa dyshim që jetojmë në një epokë ku gjeopolitika dhe gjeoekonomia kanë një shpejtësi lëvizjeje të jashtëzakonshme, duke përcjellë në të njëjtën kohë edhe nevojën e një përgjegjësie po kaq të madhe për të gjitha palët, të cilat kush më shumë e kush më pak mund ta frenojnë apo nxisin këtë dinamikë.

Kjo shpejtësi lëvizjeje gjeopolitike kulmoi me krizën e Ukrainës, ndikimet e së cilës, veçanërisht nga pikëpamja ekonomike, po i vuan e tërë bota.

Përballimi i sfidave përpara të cilave gjendet bota dhe njerëzimi është përgjegjësi e secilit shtet, natyrshëm sipas mundësive që kanë, dhe në këtë kuadër roli që mund të luajnë dy vende të fuqishme dhe dy ekonomitë më të mëdha në botë – ShBA-ja dhe Kina – pa dyshim që është mjaft i madh.

Ngjarjet në Ukrainë sollën në kujtesën e shteteve luftrat e shkuara të përgjakshme midis tyre. Ky zhvillim i rrezikshëm krijoi dinamika të reja edhe në aleancat e vjetra gjeostrategjike globale. Vende të njohura si asnjanëse filluan të mos ndihen më të qeta në neutralitetin e tyre dhe po kërkojnë aleanca të reja politiko-ushtarake. Viti 2021 mund të cilësohet si viti i tentativave për aleanca të reja politiko- ushtarake në glob.

Tërheqja e ShBA-së nga Afganistani/CFP

Tërheqja e ShBA-së nga Afganistani mund t’i sigurojë ShBA-së një aftësi më të madhe për ta kthyer vëmendjen nga i ashtuquajturi rajon i Indo-Paqësorit, duke krijuar një numër aleancash në një përpjekje të qartë për kundërballancë me Kinën. Kjo mund të çojë në një acarim të mëtejshëm të tensioneve, e madje në dalje të situatës jashtë kontrollit, një gjë aspak e dëshiruar për popujt e rajonit e për mbarë botën.

Po çfarë duhet bërë sot që situata të mos shkojë drejt përshkallëzimit?

Në rast se kërkojmë zgjidhje, ajo mund të arrihet vetëm nëpërmjet diplomacisë aktive. Një shembull shumë i mirë është ai i ish-sekretarit të Shtetit të ShBA-së, Henry Kissinger, i cili ka eksperiencën e duhur gjatë shekullit të kaluar, por edhe gjatë këtij shekulli, se si të nxitë këto dy fuqi të mëdha, ShBA-në dhe Kinën, t’i zgjidhin mosmarrëveshjet nëpërmjet dialogut e jo përplasjes. Në fakt, arritja më e madhe e këtij diplomati, që ka lënë gjurmë në historinë botërore, është çelja e rrugës që në vitin 1972, në kulmin e Luftës së Ftohtë, presidenti i atëhershëm i ShBA-së Richard Nixon të shkonte në Kinë për një vizitë që, me kalimin e kohës, do të transformonte pozitivisht marrëdhëniet ShBA-Kinë e të cilat pa dyshim patën dhe kanë efekt global.

Henry Kissinger u takua me presidentin Xi Jinping/Xinhua

Titujt e mediave ndërkombëtare në lidhje me aktivitetin diplomatik të Henry Kissinger-it sot janë: “Si të shmangim Luftën e 3-të Botërore”; “Amerika dhe Kina duhet të mësojnë të bashkëjetojnë”; “Henry Kissinger shpjegon se si mund të shmanget një konfrontim fatal mes ShBA-së dhe Kinës”…

Atëherë, a mund të thuhet që ka nevojë absolute për një takim pasues të atij të Balit mes presidentit kinez Xi Jinping e homologut të tij amerikan Joe Biden?

Arritjet më të mëdha të diplomacive botërore janë takimet midis liderëve më të fuqishëm të botës. Në nëntorin e vitit 2021, në ishullin Bali të Indonezisë, në takimin ballë për ballë me Xi Jinping-un, Biden deklaroi: “Ne mund të menaxhojmë dallimet dhe konkurrencën tonë”. Ndërsa udhëheqësi kinez plotësoi: “Të sjellim më shumë shpresë për paqen botërore”.

takimi i Balit mes presidentit kinez Xi Jinping e homologut të tij amerikan Joe Biden/Xinhua

Në takimin konstruktiv të Balit sipas palës kineze, pala amerikane deklaroi pesë “jo”-të: Jo një Luftë e Ftohtë e re; jo ndryshim i sistemit politik të Kinës; jo rigjallërim i aleancave kundër Kinës; jo mbështetje ndaj pavarësisë së Tajvanit; jo kërkim i konfliktit me Kinën.

Sot, më shumë se kurrë, situata e kërkon që Uashingtoni, përtej dialogut që tashmë ka arritur në Azi me Japoninë dhe Korenë e Jugut, të forcojë dialogun me Kinën, për të garantuar qëndrueshmëri gjeopolitike globale dhe për të shmangur konfliktin ushtarak!

takimi i Balit mes presidentit kinez Xi Jinping e homologut të tij amerikan Joe Biden/Xinhua

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken duhet të ecë parimisht në shembullin e Henry Kissinger-it. Një takim tjetër historik midis dy presidentëve Xi Jinping dhe Joe Biden do të ishte jo thjesht një arritje e jashtëzakoshme në karrierën e tij, por edhe ajo për të cilën ka nevojë bota e sotme e trazuar.

Ky duhet të jetë një takim ku dy njerëzit më të fuqishëm të botës të ndanin qartazi “jo”-të dhe “po”-të, të cilat do të qetësonin mbarë globin. Historia kino – amerikane ka treguar që kjo gjë është e mundur. E gjithë bota po pret…/CIR.CN

Zjarr Tv Ad