Ish-kryeministri në spital/ Bashkëpuntori i vjetër i Fatos Nanos: Politikan modern, i një kohe primitive

0
101
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të shumtë janë reagimet e socialistëve që luten për shëndetin e ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili u nderua sot me medaljen e mirënjohjes publike nga Rama.

Në një mesazh në ‘Facebook’ deputeti i PS-së, Petro Koçi, theksoi se Nano është politikani modern i një kohe primitive që frymëzoi europianizimin e politikës. Kujtojmë se ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet në spital pas probleme me shëndetin.

MESAZHI I KOÇIT

Fatos Nano, politikani modern i nje kohe primitive.

Frymezoi europianizimin e politikes dhe institucionalizimin e demokracise.

Gjeneroi nje politike kombetare clirimtare ne harmoni euroatlantike.

Çarmatosi konfliktin nderpartiak me qytetari dhe intelektualizem.

Integroi PSSH ne strukturat eurosocialiste.

Pagoi egersine berishiane me burg.

Bashkoi te ndryshmit ne objektiva gjitheperfshires dhe parimore.

Lutem per sherimin e shendetit te tij!

Mirenjohje Edi Rames, pasues i denje i Fatos Nanos!

Zjarr Tv Ad