Arif Rexhmati: Nuk kandidoj, por PD do të regjistrohet në zgjedhje

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ende nuk e ka vendosur nëse do të kandidojë në zgjedhjet e 24 shtatorit në Bashkinë e Kukësit.

Një ndër emrat më të përfolur për kandidimin nën logon e PD ka qenë kreu i kësaj dege, Arif Rexhamti.

Por në një komunikim me Ora News, Rexhmati mohoi se ai do të jetë kandidat i PD, por la të hapur mundësinë e hyrjes në zgjedhje me një tjetër emër, edhe pse vendimin do e marrë kryesia në ditët në vijim.

Ndërkohë mësohet se Partia Demokratike do të regjistrohet si subjekt zgjedhor. Më tej afati në kodin zgjedhor parashikon datën 8 si mundësia e fundit për paraqitjen e emrit që do të jetë në garën e 24 shtatorit. Nga PS tashmë është deklaruar emri i Albert Halilaj që do të garojë për kryetar ndërsa Emri Vata nga grupimi i rithemelimit është përzgjedhur pas primareve.

Këtë të enjte u konstitutua dhe kzaz ku kryerar është Sahit Doçi i propozuar nga PS dhe sekretar Shefki shehu i propozuar nga partia e lirisë.

Zjarr Tv Ad