Zgjedhjet në Kukës, Korreshi ironizon Bashën: Ore nuk e provuam atë vulën e re, a regjistron kandidat? Se kishte edhe bojë shumë

0
429
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha, lidhur me zgjedhjet e reja që do të mbahen në Bashkinë e Kukësit.

Përmes një statusi në Facebook, Korreshi ngre dyshime nëse Basha mund të regjistrohet në zgjedhjet në Kokës si subjekt politik, ose jo.

“Ore se provuam ate vulen e re a regjistron Kandidat?? Se kishte dhe boje shume”, ka shkruar Korreshi.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 14 majit, Sali Berisha nuk u njoh si kryetar, për shkak të kontestimit nga Këshilli Kombëtar i PD-së.

Ndërkohë u pranua gjithashtu që Lulzim Basha nuk konsiderohej më Kryetar i PD, pavarësisht se nuk kishte vërtetim të gjykatës për dorëheqjen e tij.

Sipas verifikimeve zgjedhje e re e bërë nga Basha në 29 Korrik nuk është dërguar për regjistrim në gjykatë dhe për pasojë nuk ka efekt ligjor. Ndërsa Këshilli Kombëtar i PD i mbledhur nga Sekretari i Përgjithshëm anulloj zgjedhjet për Kryetar dhe dërgoi vendimin në gjykatë. Ligjërisht sot PD sipas vendimit të Këshillit Kombëtar nuk ka drejtues partie, që pamundëson regjistrimin në zgjedhje.

Zjarr Tv Ad