Nga Ilir Demalia
Avokat Ngjela është njeriu më i pabesueshëm dhe në gjëndje të rëndë mentale deliri manjako-pathologjik.
Sot ai në News 24 tha:
“Nanon kishin bërë plan për ta vrarë. Unë hapa burgjet, nuk pyeta për njeri. I dërgova makinën në burg Nanos dhe i nxorra bashkë me Ramiz Alinë.”
1. Ç’funksion dhe autoritet kishte Avokati, që të hapte burgjet dhe të merrte Nanon dhe Alinë gjatë krizës piramidave dhe hapjes së burgjeve janar-mars?!
Avokati në atë kohë ishte anëtar i Partisë së Legalitetit dhe Avokat i lire. Ai nuk kishte asnjë funksion dhe as deputet. Deputetë të Legalitetit ishin Duri Gurollari dhe Eqerem Spahija, kryetari Legalitetit.
Më 9 mars u formua Qeveria Pajtimit Kombëtar me kryeministër Bashkim Finon. Avokat Ngjela u caktua Ministër i Drejtësisë për tre muaj deri me 29 Qershor si përfaqsues i Legalitetit deri sa u mbajtën zgjedhjet në Qershor. Në zgjedhjet e reja Avokati kandidoi përsëri për PLL dhe fitoi Rrok Nocin.
Pasi shpërthyen revoltat dhe u sulmuan burgjet dhe u shpërthyen, Fatos Nano që ishte sjellë nga burgu i Bënçës në Tiranë për siguri, që kur filluan revoltat, kur u shpërthye burgu i Tiranës, Fatos Nano dhe Ramiz Alia nuk pranuan të dalin pa një vendim pasi quhej arratisje. Sali Berisha që ishte akoma president dhe nuk dinte ku kishte kokën dhe këmbët në ajër, duke menduar se mund t’ ndodhte ndonjë gjë me Fatos Nanon dhe do t’i ngarkohej Berishës, bëri dekret amnistie.
Avokati akoma nuk kishte hyrë në zyrën tre mujore si ministër i drejtësisë. Për mos të folur se ç’bëri në atë zyrë për tre muaj dhe flet ky sot për korrupsion!!! Vetëm Dine Fratit sa para i mori dhe sot e kësaj dite jeton në apartamentin tek shkolla 11 janari të papaguar parat kundrejt Dine Frataj. E sa të tjerëve u ka marrë para ky….
Në zgjedhjet e Qershorit, PS fitoi dhe Nano u bë kryeministri i Shqipërisë. Në Shtator Nano erdhi në New York në Asamblenë e OKB-së.