Kuvendi Kombëtar, reagon Jonila Godole: Ndryshimet statutore e bëjnë PD-në e Bashës, përsëri PD-në e Njëshit

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Jonila Godole, me anë të një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka reaguar lidhur me Kuvendin Kombëtar të PD-së, duke u shprehur; “Kuvendi i sotëm i PD-së? I gjithë procesi i komanduar me urdhër nga lart, pa diskutime konstruktive”, shkruan ajo.

Sipas saj, ndryshime të tilla e bëjnë PD-në, të jetë larg standardeve demokratike.

Reagimi i Jonila Godole:

“Kuvendi i sotëm i PD-së? I gjithë procesi i komanduar me urdhër nga lart, pa diskutime konstruktive, dhe me ndryshime statutore të atilla që e bëjnë PDnë e Bashës përsëri PDnë e Njëshit, siç ka qenë para tij, larg standarteve demokratike për një alternativë ndryshe”, shkruan Godole.

Zjarr Tv Ad