Fuga: Këtë javë do ngopemi me kongrese, lidera, duartrokitje e grupe armiqësore

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Artan Fuga

O shok dhe shoqe,

këtë javë do të ngopemi me sihariqe, dikur ishte një kongres, këtë javë do të kemi tre apo katër kongrese,

lidera,
duartrokitje
kamera,
entuziazëm,
dënime grupesh armiqësore,
hajdeni te partia jonë se është si partia e Brezhnjevit, e gjithë popullit,
Unë jam Mesia, shpëtimtari,
gabimet i kanë bërë tjerët,
Ju të partive të tjera hajdeni mblidhuni këtu, këtu!

e kuptoni se sado djersë të derdhni shqiptari nuk dëgjon fare më fjalë të përgjithshme si demokracia, tregu, konkurrenca. Nuk është politikë kjo, është fjalor enciklopedik i shekullit 19 -të.

Nuk është kjo ajo që presin shqiptarët;

Fjalime ideologjike!

Duan përgjigje për pyetjet e tyre konkrete:

Cfarë do të bëhet me nepotizmin në administratë?
Si do të rritet prodhimi vendas?
Si do të votojë emigranti që është fëmija e dikujt që ka ikur ta zemë në vitet 90 dhe nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë?
Cfarë do të bëjmë me shkollën, në derexhe të fundit?
Si do t’ja bëjmë demokracisë lokale?
A je për tenderat?
Si do bëjmë me pesëdhjet dyqane në një rrugicë?

Pa fund pyetje konkrete.

Mos bëjmë ideologji, si gargarizma që nuk i hyjnë në vesh askujt!

Ndryshe vazhdojmë bëjmë hartime!

Zjarr Tv Ad