Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka komentuar Kuvendin Kombëtar të PD-së së drejtuar nga Lulzim Basha.
Në një intervistë për Euronews Albania, Kadilli tha se Basha ka treguar se është distancuar nga e kaluara, ndërsa ka renditur tre pika që e bëjnë të dallueshëm grupin e Lulzim Bashës nga Sali Berisha.
”Basha konfirmoi mbështetjen e një pjese të Partisë Demokratik. Përkufizoi veten si një kundërshtar të Berishës dhe berishizmit.
Këtë e bëri me tre gjëra të rëndësishme, me distancimin nga e shkuara, me sulmin politik ndaj Berishës duke e pozicionuar atë si bashkëpunëtorë të Ramës në afera korruptive, e dyta duke marrë qëndrim të qartë pro perëndimorë dhe e treta mbajti një qëndrim të qartë në raport me reformën në drejtësi, shprehu mbështetje ndaj institucionit.
Këto tre pika e bëjnë të dallueshëm grupin e Lulzim Bashës nga Sali Berishës’’, tha ndër të tjera Kadilli.