“E mitura i shkroi e para në FB”/ Detajet nga ngjarja në Pogradec: Djali donte të fejoheshin, por …

0
342
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimi i 27-vjeçarit me inicialet E. Xh. në Pogradec, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale, me një shtetase të mitur 13-vjeçare.

Burime bëjnë me dije se ata ishin të lidhur prej disa kohesh, dhe se djali kërkonte të fejohej me të. Mësohet se 27-vjeçari i kishte çuar njerëz në shtëpi 13-vjeçares, duke i kërkuar dorën për fejesë.

Babai i vajzës së mitur ka qenë dakord për fejesën, ndërsa nëna e saj ka qenë kundër dhe më pas ata kanë shkuar dhe kanë bërë denoncimin në Polici ndaj 27-vjeçarit.

Djali jetonte në fshatin Hudënisht të Pogradecit, ndërsa e mitura në fshatin Çërravë. Jashtë kamerave, banorë të zonës thonë sevajza i ka shkruar e para në rrjetin social Facebook dhe më pas janë lidhur.

Vajza i ka thënë se ishte 14 vjeç e gjysmëm, teksa në komisiariat djali ka marr vesh që ajo ishte 13 vjeç. Çdo gjë ka qenë e ditur për të dyja familjet, si dhe vajza mbante unazë në gisht.

Zjarr Tv Ad