“S’mund të përdorim flamurin e PS për të fshirë bajgat e korrupsionit”/ Rama mesazh socialistëve: S’i njoh asnjë borxh atij që…

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në mbledhjen e Asamblesë së PS, kryeministri Edi Rama drejtuar socialistëve me tone të ashpra u shpreh se askush nuk duhet të përdorë flamurin e PS për interesa personale.

Ai gjithashtu paralajmëroi se askush nuk duhet të fusë në punë dikë vetëm sepse është socialist.

“Nuk zbrapsem përse dikujt që i besoj një detyrë dhe e mbështes pa kursim në punën e përbashkët, i merr mendjen pushteti e paraja dhe tradhton ji thjesht besimin tim e tuajin, por vetë flamurin. Bashkë me flamurin e të gjithë socialistëve shqiptarë. Rama të lëshon, Rama s’të mbron , pasi njëri e ka përdorur flamurin e PS si maskë për të vjedhur ne të tjerët ta përdorim si letër higjienikë për t’ja fshirë bajgat e fytyrës me letër higjienikë. Jo, jo dhe jo.

Drejtësia në Shqipëri duhet të ketë pavarësinë që i duhet për të ndëshkuar çdolloj këlyshi të atij sojit të vjetër që e ka mbajtur këtë vend në këtë gjendje. Krimet dhe marifetet e dikujt të veshur me atë pushtet nuk janë ndëshkuar dot, kështu që unë jo që s’kam asnjë ndjenjë tjetër përveç neverisë. Kushdo që më ka ngrënë mua pas shpine, që ka ngrënë pas shpine një popull të tërë që na ka dhënë votën, jo që nuk më shkon mendja të mbaj baltën e tyre.

Të lidhin si Sokratë të përjetuan në emër të popullin gjithë ditën dhe gjithë natë gërhasin se derra të kënaqur me paratë e popullit. Cilido që ka punuar me mua bashkë me ju duke kënduar për popullin e partinë e duke vjedhur pas shpinës time djersën e njerëzve hipur kalapiç mbi supet e partisë. Unë e përsëris, unë do t’jua njoh gjithë jetën borxhin dhe mbështetjen që më keni dhënë për qëllimet e përbashkëta. Ky është një borxh që nuk e harroj asnjëherë dhe përpiqem t’ua kthej çdo ditë duke dhënë gjithçka që mundem, për t’ua mbajtur kokën lart qoftë brenda vendit.

Ju kam udhëhequr në 8 fitore nga 9 dhe ju përfaqësoj me dinjitetin e flamurit kuq e zi dhe dinjitetin e flamurit të purpurt të PS. Por bëni sa më mirë detyrën tuaj. Dhe që askush të mos ndjehet kurrë vetëm kur e sulmojnë padrejtësisht. Borxhi im ndaj kësaj partie dhe njerëzve që na besojnë është të mos ju vë në pozitë të vështirë duke kërkuar gjëra të paligjshme. Unë kam debatuar me ju, ndonjëherë edhe me muaj dhe jo gjithmonë ka dalë e imja, por ka dalë edhe e juaja. Kam kuptuar se disa prej jush kujtojnë se unë flas për Shqipërinë Europiane jo sepse unë e besoj vërtet këtë. Por ky është keqkuptim i madh. Nuk ka asnjë shans që unë t’i njoh ndonjë borxh kujtdo në këtë familje politike që hyn në borxh me drejtësinë”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad