Baton Haxhiu komenton emërimin e Arbjan Maznikut në qeverinë Rama: Bashkia e Tiranës do të tronditet…

0
155
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Baton Haxhiu, teksa ka komentuar ndryshimet në qeveri është ndalur në emrin e Arbian Maznikut, ish-nënkryetar i bashkisë Tiranë, tashmë në qeveri.

Sipas Haxhiut, kjo tërheqje e Maznikut nga bashkia është jo vetëm një hap për ta larguar atë nga Veliaj, por gjithashtu një lëvizje që me sa duket e “shpëton” Maznikun nga tronditja që sipas tij do të trondisë bashkinë e Tiranës për shkak të çështjes së inceneratorëve.

“Mazniku është njeriu që ka databazën më të mirë që e ka ndonjë shqiptar. Mazniku nuk është njeri politik, por ka njohjen e njerëzve, njohjen e databazës

Mazniku është hequr sepse bashkia e Tiranës do të tronditet në grupin e njerëzve për shkak të inceneratorit të Tiranës. Unë besoj që një grup i tyre do të ketë shumë probleme, shumë probleme. Tërheqja e Maznikut në qeveri është një sinjal që do të mbartë një peshë dhe do ta heqë nga Veliaj, ose nga grupi në bashkinë e Tiranës dhe do të jetë një figurë teknike, socio-politike”, tha Haxhiu.

Zjarr Tv Ad