Pagoi Nuredin Dumanin që t’i vriste gruan, flet avokati Alban Bengasi:Kemi marrëdhënie të mirë, ju kanë…

0
236
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka dalë sot para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë Alban Bengasi, i njohur pas operacionit “Plumbi i Artë” dhe si avokati i kriminelëve, i cili u arrestua pak ditë më parë teksa po kthehej nga Dubai.

Në lidhje me akuzat se ka dhënë 120 mijë euro Nuredin Dumanit për të vrarë gruan, ai tha se nuk ka asnjë lidhje me akuzat.

Avokati para togave të zeza është shprehur se me ish-gruan ka marrëdhënie të mira edhe pse tashmë janë të divorcuar.

“U kanë futur në një rrugë pa krye, u kanë orientuar gabim. Nuk kam lidhje me akuzat. Me bashkëshorten kam marrëdhënie normale pavarësisht se jemi divorcuar. Kërkoj të hetohem pa masë”, ka thënë ai para gjykatës.

Kujtojmë që Alban Bengasi u arratis nga Shqipëria kur u pendua Nuredin Dumani dhe tregoi krimet që kishte kryer dhe personat që e kishin kontraktuar me para.

Siç u mësua, Alban Bengasi i kishte ofruar 120.000 euro Nuredin Dumanit për t’i vrarë gruan. Kjo, pasi ky shtetas e kishte kapur të shoqen duke e tradhtuar dhe u përfshin më pas në një proces të gjatë gjyqësor për kujdestarinë e fëmijëve.

Dëshmia e të penduarit të drejtësisë përputhet dhe me dhunimin e Blerta Bengasit. Ish-gruaja e avokatit ka denoncuar në Polici se në ditët e para të janarit 2020 është dhunuar me grushta nga një person në “Rrugën e Elbasanit”.

Edhe në dëshminë e tij, Nuredin Dumani thotë se në fillim të vitit 2020 avokati Alban Bengasi, ish-burri i Blerta Bengasit, i ka paguar që ta rrihnin. Siç shihet dhe nga pamjet gruaja ka përfunduar në spital sepse është rrahur nga persona të paidentifikuar.

Zjarr Tv Ad