Spahiu: Rama dhe Berisha do i hapin luftë 3 partive të reja Qori-Shabani-Lapaj

0
230
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se ka vënë re popullaritetin e lëvizjeve të reja politike që janë iniciuar nga Arlind Qori, Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj.

Pavarësisht admirimit me të cilin i sheh, sipas tij nëse establishmenti i vjetër, PD-PS, Berisha, Meta, Rama do të bëhen bashkërisht kundër tyre, është shumë e vështirë t’ia dalin.

“Kjo simpati në rrjete sociale, që ata mund të jenë opozitë e vërtetë, unë nuk i hy analizës tani më thellë, kanë shumë mbështetje në opinionin publik, por kur të vijë momenti i përkthimit të votës, atëherë kjo është një llogari tjetër të cilën partitë e vjetra të shqyejnë në marrëveshjen e heshtur që kanë për të mos lejuar faktorë të tjerë të hyjnë në tregun politik,” – u shpreh Spahiu.

Juristi shtoi se kjo politikë do të marrë funs pikërisht në momentin që do të vijë një opozitë e re, gjë të cilën se lejon as Edi Rama, por as vetë opozita.

“Pengesa kryesore për të mos lindur parti të reja dhe lëvizje, fraksione, rryma të fuqishme qytetare, popullore ndalohen absolutisht nga të dy bashkë, edhe nga qeveria, edhe nga opozita. Në momentin që një lëvizje del kundër establishmentit të vjetër, ajo është e vdekur,” – deklaroi Spahiu.

Zjarr Tv Ad