Habit Monika Lubonja: Nuk ha darkë, që të kursej

0
117
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Monika Lubonja ishte e ftuara e parë e këtij sezoni të ri të “S’e Luan Topi”, treguan për pushimet e tyre verore.

Aktorja tha se zgjodhi bregdetin shqiptar për pushime.

“Gjithmonë, kur kam ndërmend pushimet, natyra është e panegociueshme. Sepse, për këtë shkon në plazh e në mal, për të pasur kontakt me natyrën. Vetë qenia njerëzore është shumë e lidhur me natyrën. Nuk ka luks më të madh se sa kontakti me natyrën. Por, më pëlqejnë pak të zgjedhura “pushimet”. E dua pak komoditetin”, tha Monika, duke mos kursyen ironinë.

Por, sa shpenzojnë personazhet e njohur për pushime. Monika flet troç:

“Hamë një drekë të mirë. Nuk hamë darkën. Gjoja që do të mbajmë peris. A kemi ardhur për të thënë troç? E kemi derdhur lekun te dreka, mëngjesi është nga hoteli dhe kalon një vakt. Shumë qartë!”/topchannel

Zjarr Tv Ad