Banorët e Kamzës kallëzojnë në SPAK, Rakip Sulin, ja për çfarë e akuzojnë

0
259
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e Kamzës kanë kallëzuar në SPAK kryebashkiakun socialist të Kamzës, Rakip Suli, ku e akuzojnë ate për disa shkelje dhe për korrupsion.

Avokatja Adriana Kalaja në një deklaratë për mediat renditi edhe arsyet e kallëzimit. Sipas saj në SPAK kanë dorëzuar auditimin e KLSH, ku janë konstatuar shumë shkelje.

“Ne kemi sot kemi paraqitur mënyrën si njoftohen këshilltarët bashkiakë për të bërë mbledhjet online, kjo në kundërshtim me ligjin për vetëqeverisjen vendore, por edhe në kundërshtim me vetë rregulloren e këshillit bashkiakë.

Këshilltarët e opozitës kanë kohë që i kanë kërkuar kryetarit të bashkisë dhe të këshillit bashkiak për ti vënë në dispozicion një rregullore sesi funksionin këshilli bashkiak dhe kjo rregullore edhe sot që kemi ardhur në SPAK nuk vihet në dispozicion.

Para SPAK kemi paraqitur raportin e auditimit të KLSH i cili ka gjetur mjaft shkelje ligjore, vepra penale që lidhen me korrupsionin. Kryesisht këto vepra penale lidhen me mënyrën si janë investuar shpenzimet e caktuara nga këshilli bashkiak i kaluar dhe në lidhje me parashikimet ligjorë që i korrespondonte vlerës 3% të strehimit sociale, ligji i cili është ndryshuar në kundërshtim me kushtetutën me një VKM të marrë në 2019 në kohën kur kjo bashki kishte autonomi nga pjesëmarrësit e PS.

Në të gjithë këto vepra penale që ne denoncojmë sot, përfaqësuesit e koalicionit BF kanë kërkuar që të mbajë një qëndrim jo vetëm kryetari i bashkisë, por edhe këshilli bashkiak që në kundërshtim me ligjin kërkojnë që mbledhja të bëhet online, por edhe për vendimet që i marrin fshehtas. Shpresojmë që SPAK të verë para përgjegjësisë kryetarin e bashkisë, kryetarin e këshillit bashkiak dhe zyrtarë të tjerë”, tha avokatja Adriana Kalaja.

Zjarr Tv Ad