Samiti i G20 qëllimet dhe sfidat!

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Artur Nura

Udhëheqësit e G20 u mblodhën në Nju Delhi për samitin dy-ditor të organizuar nga India si Presidenca e radhës të G20-shes. Me temën “Një tokë, një familje, një e ardhme”, udhëheqësit e G20 diskutuan: Zhvillim dhe rritje të qëndrueshme; financat e klimës; tregtisë dhe investimeve; tranzicioni digjital dhe ruajtjen e Paqes Ndërkombëtare!

Bashkimi Evropian tashmë është një partner konstruktiv dhe i besueshëm i komunitetit ndërkombëtar. Ne jemi një zë i fortë për multilateralizëm më të madh dhe bashkëpunim më të madh midis kombeve. Ky G20 vjen në një kohë vendimtare për multilateralizmin dhe të ardhmen e botës – deklaroi Charles Michel, President i Këshillit Evropian.

Pamje nga Samiti i 18-të G20(Foto:VCG)

Situata nuk duket kaq simpliciste nga pikëpamja e raporteve gjeopolitike ndërsa G20-ta pranoi Bashkimin Afrikan si anëtar të përhershëm. Në fjalimin e tij të mbajtur me rastin e hapjes së samitit, kryeministri i Indisë Narendra Modi ftoi Bashkimin Afrikan, të përfaqësuar nga presidenti Azali Assoumani, të ulej pranë tryezës së liderëve të G20-s si një anëtar zyrtar i përhershëm.

Kjo lëvizje ishte propozuar nga Modi në qershor dhe u mbështet fillimisht nga Kina e të tjerë, e tashmë Bashkimi Afrikan me 55 vende anëtare që më parë ishte vetëm me status e të Ftuarit, ka tashmë të njëjtin status me Bashkimin Europian me 27 vende anëtare në G20.

Samiti i G 20-es erdhi pas atij te BRIC-sit

Ky samit i G20 në Indi, erdhi direkt pas takimit të fundit të BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut) në Johanesburg i cili nga pikëpamja gjeopolitike mund të konsiderohet më i avancuar për sa i përket Jugut Global.

Sipas një artikulli të Huffingtonpost.it me autor Alberto Quadrio Curzio, samiti i Brics-it është forcuar në skenën ndërkombëtare. Jugu Global nuk është më një hipotezë nominaliste, por një realitet, ku SHBA-ja është Veriu Global, ndërsa Qendra Globale si OKB-ja dhe BE-ja, me role të ndryshme, duket se janë në vështirësi serioze, sipas autorit.

Sipas analistëve të ndryshëm samiti i Johanesburgut solli diçka të re për botën. Nga 1 janari 2024, përveç Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut, gjashtë vende të tjera do t’i bashkohen BRICS – nëse programi i anëtarësimit konfirmohet ato do të jenë: Arabia Saudite, Argjentina, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Etiopia dhe Irani.

Sipas analizave gjeopolitike, ajo që ishte Bota e Tretë sot është një “Jug i botës” që ndihet më i fortë, me agjenda më të gjera dhe që bashkon aktorë gjithnjë e më të rëndësishëm në politikën ndërkombëtare.

Marrëdhëniet Kinë – Itali në samitin e Nju Delhit

Kryeministri kinz Li Qiang takohet me homologen italiane Giorgia Meloni në Nju Delhi(Foto:Xinhua)

Kryeministrja Giorgia Meloni zhvilloi një takim me kryeministrin e Republikës Popullore të Kinës, Li Qiang. Mundësia e parë për kontakt të drejtpërdrejtë mes dy krerëve të qeverive, takimi, siç thuhet në shënimin e Palazzo Chigi, konfirmoi synimin e përbashkët për të konsoliduar dhe thelluar dialogun midis Romës dhe Pekinit për çështjet kryesore dypalëshe dhe ndërkombëtare.

Italia dhe Kina ndajnë një Partneritet Strategjik Global, i cili do të festojë njëzet vjetorin e tij vitin e ardhshëm dhe që do të përbëjë fenerin për avancimin e miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy Kombeve në çdo sektor me interes të përbashkët.

Një marrëdhënie e shëndetshme dhe e qëndrueshme midis Kinës dhe Italisë “është në përputhje me interesat e përbashkëta të të dy vendeve dhe është e nevojshme për zhvillimin më të mirë të të dyjave” – tha kryeministri kinez Li Qiang në takimin me Giorgia Meloni e G20 në Nju Delhi, siç u raportua nga ambasadori kinez në Romë, Jia Guide, në X.

Në lidhje me vizitën që do kryejë në Kinë kryeministrja Meloni në një konferencë shtypi pas samitit tha se ftesa është e përsëritur dhe se pas këtyre vlerësimeve që po bëjmë, “unë synoj të ruaj angazhimin tim për të vizituar Kinën”.

Qëndrimi i Kinës si përfaqësuesja më domethënëse e BRICS në G 20

Kryeministri kinez Li Qiang mban fjalim në Samitin e 18-të G20(Foto:Xinhua)

“Kryeministri kinez u kërkoi anëtarëve të G20-ës që t’i përmbahen aspiratës origjinale për bashkimin dhe bashkëpunimin dhe të marrin përgjegjësinë e kohës për paqe dhe zhvillim. Anëtarët e G20-ës duhet të jenë partnerë në nxitjen e rimëkëmbjes së ekonomisë botërore, bashkëpunimin e hapur global dhe zhvillimin e qëndrueshëm të botës” – tha Li Qiang ne takim e Nju Dehlit.

Duke synuar kultivimin e shtytësve të rinj për zhvillimin botëror dhe nxitjen e zhvillimit e përparimit të përbashkët të të gjitha vendeve, Kina ka propozuar Iniciativën e Zhvillimit Global (GDI), e cila ofron një rrugëzgjidhje kineze për nxitjen e zhvillimit botëror.

Duhet konsideruar që më shumë se 100 vende dhe organizata ndërkombëtare kanë shprehur mbështetjen e tyre për GDI-në, sipas Raportit të Progresit mbi Iniciativën e Zhvillimit Global, të publikuar në qershor nga Qendra për Njohuri Ndërkombëtare mbi Zhvillimin e Kinës.

Afro 70 vende i janë bashkuar Grupit të Miqve, një platformë të rëndësishme për këshillim të gjerë, kontribut dhe përfitime të përbashkëta, e cila shërben gjithashtu si një hap i rëndësishëm për zhvillimin institucional të bashkëpunimit të GDI-së, vihet në dukje në raport.

Zv. ministri i Jashtëm kinez Ma Zhaoxu në ceremoninë përkatëse në G 20 bëri thirrje për përmirësimin e shpërndarjes globale të burimeve të zhvillimit. “Ne duhet të mobilizojmë më tej burimet e zhvillimit të qeverive, komuniteteve të biznesit, akademive dhe shoqërive civile dhe të mbështetemi në forcat e tyre krahasuese për të përmirësuar ndarjen e burimeve dhe nivelin e përgjithshëm të zhvillimit të vendeve në zhvillim.” – tha ai.

Cilat janë disa nga rezultatet domethënëse të samitit të Nju Delhit?

Vendorganizimi i Samitit të 18-të të G20, Nju Delhi(Foto:VCG)

G20 denoncon “përdorimin e forcës” në Ukrainë për pushtime “territoriale” – kjo mund të lexohet në tekstin e deklaratës përfundimtare, e cila, megjithatë, nuk përmend në mënyrë eksplicite Rusinë. Nga ana tjetër, liderët denoncojnë se “krizat kaskadë” që përbëjnë një kërcënim për rritjen afatgjatë globale.

U vlerësuan përpjekjet e Turqisë dhe marrëveshjet e Stambollit të ndërmjetësuara nga OKB, të cilat konsistojnë në Memorandumin e Mirëkuptimit midis Federatës Ruse dhe Sekretariatit të Kombeve të Bashkuara për promovimin e produkteve të ushqimit dhe plehrave ruse në tregjet botërore dhe Nismës për transportin e sigurt të drithit dhe produkte ushqimore nga portet e Ukrainës (Iniciativa e Detit të Zi), dhe bënë thirrje për zbatimin e tyre të plotë.

U përsërit nevoja për të reformuar OBT-në për të përmirësuar të gjitha funksionet e saj përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe të udhëhequr nga anëtarët, dhe ne mbetemi të përkushtuar për të zhvilluar diskutime me synimin për të pasur një sistem të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve që është plotësisht mirëfunksionues dhe i aksesueshëm për të gjithë anëtarët deri në vitin 2024.

Përshpejtimi “urgjent” te luftës kundër ndryshimeve klimatike dhe rritja e investimeve kundër ngrohjes globale. Deklaratat përfundimtare përfshijnë gjithashtu objektivin e trefishimit të përdorimit të burimeve të rinovueshme deri në vitin 2030./CRI.CN

Zjarr Tv Ad