Gazetari investigativ, Artan Hoxha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se në aferën e inceneratorëve duhet të hetohet ai i Tiranës, që është më i madhi, me vlerë 128 milionë euro dhe sot ende nuk kemi as një karabina të incenratorit, ndryshe nga ata të ndërtuar në Elbasan dhe Fier.
Hoxha deklaroi se inceneratori i Tiranës është guri i provës për takatin dhe mundësinë e SPAK se deri ku mund të shkojë drejtësia e re.
“Të gjithë presim Tiranën. Pse? Edhe për vlerën sepse është 128 milionë euro. Ende sot nuk kemi karabina të inceneratorit.SPAK ka nisur të bëjë veprime për të bërë sekuestro, por nuk dihet se çfarë do të sekuestrojë. Shikoni se dalin edhe punëtorët nëpër protesta, ata të Fierit përshembull, nuk kanë marrë rrogat.
Te Tirana, është guri i provës për takatin dhe mundësinë e SPAK se deri ku mund të shkojë SPAK.Volumi që ka Tirana, personazhet që përfshin dhe problemi tjetër. Është fakti që ne kemi kërkuar që në fillim, që të ketë një hetim të vetëm, sepse janë të njëjtët operatorë, e njëjta skemë, e njëjta dorë.
Duke e fragmentarizuar duket sikur po hetojmë, por kalon.Si me krimin e organizuar përshembull. Është e njëjta bandë që ka bërë një atentat në disa qytete, por kur vijmë në Tiranë, këtu kemi ngelur.
Në Tiranë, ke të njëjtët gjuajtës, mjete, etj, por kemi ngelur këtu.Kemi të bëjmë edhe me limitet që kanë sot, organet e reja të drejtësisë, deri ku mund të kenë liri për të vepruar. Ende po testojnë veten nëse mund të hetojnë në këtë përmasë”, deklaroi Hoxha.