Nënkryetarja e PD komenton largimin e Bardhit: Unë e zgjedh vetë me kë ha drekë

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetarja e PD-së Oriola Pampuri, ka komentuar largimin e Gazment Bardhi nga grupi mbështetës i Lulzim Bashës.

Në një intervistë për Euronews Albania, ajo nënvizoi se situata duhet të jetë e vështirë për atë që largohet dhe jo për Grupin Parlamentar të PD-së.

Mes të tjerash ajo nënvizoi se Gazment Bardhi ka bojkotuar çdo ftesë që i ka shkuar nga PD për të marrë pjesë në aktivitetet e partisë.

“Më e vështirë duhet të jetë situata për ata që kanë bërë një zgjedhje të tillë se sa brenda Grupit Parlamentar të PD-së. Në fund Grupi Parlamentar i PD del nga zgjedhjet e viti 2021 dhe del si grupi më i madh parlamentar dhe i tillë mbetet deri në zgjedhjet e 2025, pavarësisht lëvizjeve që mbeten në ndërgjegjen e secilit prej deputetëve.

Në momentin që ky Grup përmbush numrat e një grupi parlamentar, sigurisht mbetet në normën e grupit më të madh opozitar në Kuvend. Ky është rregull dhe nuk e zhbëjmë dot. Unë nuk marrë ftesa personale për interesa personale. Unë marrë ftesa nga kreu i grupit parlamentar të PD sepse respektoj institucionin, ndërsa shoqërinë dhe miqësinë unë e zgjedh vetë. E zgjedh vetë se më kë do të ha drekë dhe me kë do të pi kafe.

Sa i përket vendimeve politike, merrem me grupin parlamentar dhe kreu i grupit parlamentar ka detyrë të njoftojë dhe të vërë në dijeni të gjithë deputetët. Partia nuk funksionon si çetë shokësh. Bardhit i ka shkuar ftesë për të qenë pjesë e kryesisë, i ka shkuar ftesë për të qenë pjesë e grupit parlamentar, por nuk ka shkuar në asnjë aktivitet. Bardhi nuk ka qenë në asnjë mbledhje edhe pse mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm, postin e kryetarit të Grupit Parlamentar”, tha ai.

Zjarr Tv Ad