“Akoma Petro Koçi në Komision?” akademiku Fuga: Po ky zoteria sikur dha dorëheqjen para verës

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Akademiku Artan Fuga ka komentuar largimin nga detyra të Petro Koçit nga Komisioni i Medias. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai vuri theksin te fakti se Petro Koçi vazhdon të jetë në Komisionin e Medias, edhe pse ka njoftuar dorëheqjen.

Më tej ai tha se kryetarja e Komisionit, Flutura Açka, e ka akuzuar Koçin si autor puci institucional për ligjin antikushtetues për Akademinë e Shkencave dhe mbledhjen jashtë rregullores që bëri.

Postimi i plotë i Fugës:

Akoma Petro Koci ne ate komision? Po ky zoteria sikur dha doreheqjen publike para veres? Apo thuaj, fjala eshte si era, nuk kapet burri nga fjalet? Ne ndryshojme ligjet qe kemi bere vete, jo me doreheqjen

Habitem si qendrojne bashke!

Kryetarja e Komisionit, zonja Acka, e ka akuzuar si autor puci institucional lidhur me ate ligjin antikushtetues per akademine e shkencave dhe mbledhjen jashte rregullores qe beri.

U ankua se as kolege te tij nuk ja vune veshin! Tani si duket gjerat kane ndryshuar.

Uuuuaaaaau pucist! Kisha qe nga koha e gjeneraleve pa spaleta te 75 qe nuk e kisha degjuar kete apelim kaq te rende!

Dhe deputetja Ina Zhupa qe ja numuron edhe njehere ndershmerisht dhe mencurisht antikushtetueshmerine uluritese.

Zjarr Tv Ad