Denoncon gazetari: Kam marrë mesazhe kërcënuese nga fisi Rraja

0
138
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një debat për dhunën barbare të fisit Rraja, ndaj fisit Maja në “Now me Erla Mëhillin”, gazetari Basir Çollaku bëri një denoncim të fortë.

Ai tha se fisi Rraja e ka kërcënuar dhe vetë atë.

“Unë sot kam marrë mesazhe të dhunshme nga emra anonimë që vijnë në adresën time duke përmendur Rrajat. ‘Çfarë ke ti me to? Pse flet ti për to?’ edhe të tjera që janë gjëra shumë të rënda. Pavarësisht skepticizmit tim ndaj institucionit sepse kam pasur raste konkrete që ma kanë lëkundur besimin, në këtë rast unë sërish i jam drejtuar institucionit për të parë dhe për të kërkuar që ata të bëjnë detyrën ashtu siç e bëj dhe unë. Sigurisht kam bërë kallëzimin, i jam drejtuar prokurorisë së Tiranës, për të ndjekur çështjen, për të gjetur kanosësin dhe për të kryer veprimet hetimore ashtu siç ligji e kërkon,” u shpreh Çollaku.

Zjarr Tv Ad