I lodhur nga hallet e qytetarëve, kryebashkiaku socialist çlodhet me këmbët mbi tavolinën e zyrës

0
309
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Hallet dhe problemet e banorëve të Ersekës duhet të jenë të shumta, aq sa e kanë detyruar kryebashkiakun socialist Erion Isai të qëndrojë në zyrë përtej orareve.

Të paktën, kështu tregon ai vetë teksa ndan një fotografi nga zyra. “Në fund të ditës/ foto e ditës”, shkruan kryebashkiaku i Kolonjës, teksa ka hedhur këmbët mbi tavolinën e zyrës.

Kjo pamje nuk është pritur mirë as nga banorët e Kolonjës dhe rrethinave, të cilët shkruajnë se “mjerë ata” për kryebashkiakun që “rri me këmbë përpjetë” në zyrë, ndërsa populli rropatet për të siguruar bukën e gojës.

Mesa duket ky mandat i dytë në krye të Bashkisë së Kolonjës ka nisur me halle e shqetësime të shumta për Erion Isain…/newsbomb.net

Zjarr Tv Ad