Skandali me shitjen e biletave, ironizon Spahiu: I blenë deputetët dhe drejtorët për familjarët dhe dashnoret!

0
145
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Juristi Kreshnik Spahiu ka reaguar lidhur me problemet që hasën tifozët shqiptarë për blerjen e biletave për ndeshjen Shqipëri-Çeki. Spahiu me ironi shprehet se 20 mijë biletat u ndanë për deputetët, kryebashkiakët, ministrat dhe familjarët e dashnoret e tyre.

Postimi i Kreshnik Spahiut në Facrbook:

“20.000 biletat për ndeshjen Shqipëri-Çeki u ndanë:

– 140 deputet x 10 familjarë = 1400 bileta

– 61 kryetarë bashkish x 10 familjarë = 610 bileta

– 2000 drejtorë x 4 familjarë = 8000 bileta

– 20 ministra x 100 militantë të partisë = 2000 bileta

– 800 prokuror dhe gjyqtarë me kalamajtë = 3000

– 3000 bileta ju shpërndanë të dashurave të shefave, që të bëjnë ndonjë selfi foto për Instagram dhe Facebook

Kujtesë: Tregoni atyre që kombëtarja jonë nuk do jenë ata me të kuqe se mos na ngatërrojnë me ekipin e Çekisë”- shkruan Spahiu.

Ka zgjatur vetëm 4 orë procesi për shitjen e të gjitha biletave për ndeshjen Shqipëri-Çeki. Të nxjerra në treg në biletarinë online rreth orës 21 të mbrëmjes së të premtes, faqja e kompanisë që merret me shitjen e tyre, ka përjetuar një fluks të jashtëzakonshëm dhe është bllokuar. Kjo ka bërë që tifozët të hasnin problematika të ndryshme.

Zjarr Tv Ad