Aksident në Tiranë, makina përplas 11-vjeçarin në Laprakë

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në Tiranë, ku një makinë ka aksidentuar një 11-vjeçar.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:15, në afërsi të fushës së sportit në Laprakë, dyshohet se një shtetas, duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar një të mitur 11 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital

“Më datë 17.09.2023, rreth orës 11:15, në afërsi të fushës së sportit në Laprakë, dyshohet se një shtetas, duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar një të mitur 11 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia në lidhje me ngjarjen.

Zjarr Tv Ad