Çështja Beleri ka nxitur debate të forta në studion e Çim Pekës, i cili ka kundërshtuar hapur qëndrimin e Baton Haxhiut.
Baton Haxhiu tha se arrestimi dhe kandidimi i Fredi Belerit ka krijuar një problem etnik dhe se nëse një grup avokatësh të një vendi tjetër, vjen këtu për të folur për të drejtat e njeriut, duhet të ketë minimumi një kod moral që sipas analistit, Greqia nuk e respekton.
Çim Peka e ka pyetur Baton Haxhiun se pse është kaq i shqetësuar për minoritetet serbe dhe nuk ke asnjë shqetësim për grekët në Shqipëri?
Kjo gjë ka nxitur revoltën e analistit, i cili e ka vënë në dyshim gjykimin e fftohtë të moderatorit duke i thënë se nuk ka koherencë mendimi.
Baton Haxhiu: Arrestimi dhe kandidimi i Fredi Belerit ka krijuar një problem etnik. Ishte gabim arrestimi i tij, që sollën krizën e pashmangshme. Greqia është i vetmi vend që nuk pranon etnitë, është vend që nuk i jep të drejten për të folur askujt tjetër. Nga grup avokatësh të një vendi tjetër që vjen këtu për të folur për të drejtat e njeriut, duhet të ketë minimumi një kod moral që ata nuk e respektojnë.
Çim Peka: Ju keni shprehur në këtë studio shqetësimin për të drejtat e minoritetet serbe në Veri. Të cilat nuk janë kurrsesi më pak se të drejtat e grekeve në shqipëri. Atëherë pse je kaq i shqetësuar për minoritetet serbe dhe nuk ke asnjë shqetësim për grekët në Shqipëri?
Baton Haxhiu: Po flet jashtë logjikës, apo hajt të them diçka.
Çim Peka: Nga ty nuk e pres këtë koment, nga të tjerët po.
Baton Haxhiu: Unë në dallim nga ti e kam një koherencë mendimi. Unë them që sebëve duhet t’u jepet e drejta e tyre, ashtu si edhe grekëve, si çdo minoritet.
Çim Peka: në këtë studio ke deklaruar që në Veri shkelen të drejtat e minoritetit serb, por asnjë kryetar komune nuk është arresuar. Arrestohet kryetari i minorititet grek në Shqipëri, e na bën këtu analizë dhe histori. Më thuaj është gabim apo nuk është gabim?
Baton Haxhiu: Me shumë mundësi ke fol në telefon dhe nuk më ke dëgjuar fare se çfarë kam folur.