Në dëshminë e saj të parë publike, gruaja që u shfaq në video-skandalin në zyrën e kryebashkiakut të Kukësit, Alma Kaçi, theksoi me siguri se nuk është hera e parë dhe e vetme që një situatë e tillë ka ndodhur në zyrat e shtetit. Ajo u shpreh me bindje se Gjici ishte abuzues dhe femrat e tjera e kanë frikë prandaj heshtin dhe nuk reagojnë.
Ajo foli pa dorashka, teksa nuk nguroi të përmend edhe sekretaren e Safet Gjicit, për të cilën tha se “hynte e trukuar në zyrë dhe dilte e patrukuar.”
“Më vjen keq dhe më duhet ta përmend se kjo intervist është e hapur dhe dua të flas edhe dua të flas cdo gjë hapur, dhe për sekretren atje. Sepse një femër të hyj e trukuar dhe të dal pa truk. Pse duhet që ajo ta suportonte këtë femomen.
Unë nuk jam e para, çdo femër atje… sepse këtu kanë frikë të denoncojnë dhe stepen. Unë e mora guximin dhe e demaskova një njeri të tillë.Ne jetojmë me frikë…” tha Kaçi.