SPAK kërkoi marrje në pyetje Shkëlzen Berishës, reagon për herë të parë ish-kryeministri

0
594
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se djali i tij Shkëlzen Berisha do të shkojë në çdo kohë për të dëshmuar në SPAK për dosjen “Gërdeci”, pasi Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion kërkoi marrjen e tij në pyetje.

“Nuk mund të ketë asnjë hezitimi dhe pengesë për çdo lloj hetimi”, u shpreh Berisha, por theksoi se “edhe 100 vite po të hetojnë do të gjejnë 0 lidhje aty, por për ta thirrur kur të duan”.

Sali Berisha: Në çdo kohë, ua kam bërë të qartë se nuk mund të ketë asnjë hezitimi dhe pengesë për çdo lloj hetimi. Nëse unë mbaj qëndrime e denoncime i bëj për interesin publik, jo për qëllim tjetër. Mbështes me gjithë fuqinë time çdo përpjekje për zbatimin e ligjit.

Por aty ka kriminelë, kanë marrë 200 mijë euro dhe kanë liruar vrasësit. Cilido të thërrasë do shkojë të japë përgjigje për çdo gjë, por nëse ngre objeksion.

Edhe 100 vite po të hetojnë do të gjejnë 0 lidhje aty, por për ta thirrur kur të duan.”

Zjarr Tv Ad