Pas gati 24 orësh kërkimi policia ka vënë në pranga autorin e plagosjes së efektivit të “Shqiponjave”, Edlir Alleshi.
Në mbrëmjen e djeshme, policia ka njoftuar se në pranga është vënë Klered Bozhanaj, 42 vjeç.
Po ashtu, policia thotë se në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, e përdorur gjatë krimit.
Ditën e djeshme, 42-vjeçari Klered Bozhanaj, i cili plagosi efektivin e “Shqiponja” Edlir Alleshi, nuk ka pranuar të flasë për grupin hetimor, teksa është rimarrë në pyetje sërish ditën e sotme.
Por, nga deklarimet e dhëna, 42-vjeçari që “ngriti në këmbë” policinë, janë ngritur edhe më shumë dyshimet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, teksa autoritetet janë në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore.
Kur është pyetur për rrethanat dhe motovin e ngjarjes, ai ka thënë “Jam komandant i Pentagonit”. Ngjarja është referuar në prokurori për vrasje e punonjësit të policisë e mbetur në tentativë.
Ai u kap mbrëmjen e djeshme teksa shkoi në banesën e tij në zonën e Kinostudios. Një grup efektivësh që e mbanin nën vëzhgim banesën, ndërhynë sapo Bozhanaj ishte duke u veshur, ndërsa armën tip postoletë e kishte me fishekë në gojë.