Kriminalizimi i shtetit solli kriminalizimin e gjithë shoqërisë

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Abi Malltezi

Dosjet penale 184 dhe 339 shokuan Evropen por jo drejtesine. Dosjet 184 & 339 treguan se institucionet shteterore duke filluar nga polici i thjeshte, tek shefi i policise, drejtori i shkolles, anetaret e bandave kriminale, kryetari i bashkise, deputete dhe perfshi kryeministrin u perfshine ne krime zgjedhore si kercenime mesuesish me vendin e punes, kercenime votuesish nga bandat dhe pushtetaret, blerje votash etj. Kriminalizmi i ekzekutivit shkoi me tej kur kriminalizuan drejtesine dhe prokuroret benin idiotin e dobishem duke bere Ping-pong me keto dosje sa ne Diber e Tirane, e ne fund mbyllen syte, hundet dhe veshet dhe shpallen se nuk kishte Krim! Ose kishte dicka te vogel qe meritonte qortim e denim me kusht.

Kriminalizimi i ekzekutivit coi ne kriminalizim te drejtesise. Ne keto kushte 900,000 shqiptare iken. Ata qe mbeten e moren mesazhin: kur vjedh qeveria drejtesia mbyll syte, veshet e ben idiotin.

Ndaj ne vend qe te refuzojne e te perballen me te ligen zgjodhen te pershtaten: te kerkojne ndonje lek ne kembim te vjedhjes dhe krimit te shtruar kembekryq. Bandat caktuan kryetaret e bashkive, ku me dhune haptaz ne Velipoje e shkoder, ku me blerje si Belinda ne klos e diber, e diku me skemen e Taulantit qe dyfishonte vleren e tenderit dhe u kerkonte kompanive private qe pervec korrupsionit ekonomik te kryenin edhe Krim zgjedhor duke blere vota. U zhduk dallimi mes banditeve dhe drejtoreve ne Tirane. Drejtoret (psh ky i taksave te Tiranes) u kthyen ne bandite me kercenime dhe shperdorim te zyres se shtetit dhe shoqeria ndenji e mpire. Trishtim sesi ligesia u relativizua me kete qeveri dhe kriminaliteti kapi gjithe shoqerine. Nuk ka pasur asnje débat publik ku te garojne idete por vec blerje. Per pasoje asnje program (nxorri 41 premtime Rama me 2013 dhe ende pas 10 vitesh nuk ka mbajtur as 2 prej tyre ndaj pse te lodhesh te paraqesesh program dhe premtime?).

Rama po mban lidhur me litar gjykatat kundra opozites ndonese shkelin ligjin, Soros po financon disa parti kinse opozitare (opozite me porosi si Arlindit qe i paguajne 15 rroga), Pra te kujton fjalen e Sasha Baron Cohen tek filmi “Diktatori” kur tregon se sa gjera te mira mund te bente me fasaden “Demokraci”.

33 vite pas revoltave te studenteve nuk kemi as liri e as demokraci.

Ne kushtet kur qeveria vjedh e korrupton FBI, kur drejtesia mbyll syte e ben idiotin, kur opoziten reale nuk e le te garoje, i vjedh logon e i cakton drejtuesin, krijon ca buratine per opozite me vule dhe financon grupime me porosi me para nga Soros, te perballesh me te keqen eshte si akt heroizmi. “Pse une do e ndreq? Ose te perballem une?” Ne shume qytete u perballem me kerkesa per leke qe te votonin. Deri edhe ish mesuesi i fillores i kerkoi leke kandidatit per kryetar bashkie ne Shijak. Kesisoj kriminalizimi i shoqerise eshte kapilar i kryer nga kriminalizimi i shtetit dhe nenshtrimi i drejtesise.

Zjarr Tv Ad