Rreth një muaj pas aksidentit që i mori jetën 17-vjeçarit në mjedisin e lokalit të tij, është arrestuar pronari i cili ishte në kërkim.
Policia Kufitare e Qafë Botës, ka arrestuar në flagrancë shtetasin në kërkim S. I., 37 vjeç, banues në Sarandë, pronar i loklait ku humbi jetën punonjësi 17-vjeçar, pas këputjes së kavos së ashensorit.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi më datë 26.08.2023, në lokalin në pronësi të tij, për shkak të këputjes së kavos së ashensorit, humbi jetën një 17-vjeçar i punësuar në këtë lokal.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.