Reagon Arben Ahmetaj nga arratia

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-zv.kryeministri, Arben Ahmetaj ka kërkuar nga arratia në Gjykatën e Lartë lirimin e pasurive të sekuestruara.

Kërkesa e ish-zyrtarit të lartë të PS-së në Gjykatën e Lartë erdhi pasi apeli i GJKKO-së rrëzoi ankimimin e Ahmetaj për pasurinë e sekuestruara.

SPAK ka sekuestruar 6 pasuri të Ahmetajt nga të cilat 4 apartamente, njëri i përshtatur si AIR BNB, si dhe 2 llogari bankare të tij në shumën 124.300 euro.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimiter Lara, sot më 28.10.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 158 akti, datë 18.10.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi A.A., ndaj vendimit nr. 364, datë 26.09.2023 (lidhur me sekuestron e pasurisë) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 364 akti datë 26.09.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet ne njoftimin e Gjykates.

Ish-zëvendës kryeministri, Arben Ahmetaj, është nën akuzë për 4 vepra penale, atë të “shpërdorimit të detyrës”, “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, “pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “përfitimit të paligjshëm të interesave”.

Ai ndodhet në arrati prej disa muajsh ndodhet ne arrati. Ahmetaj u largua nga vendi kur SPAK i kërkoi Kuvendit që t’i hiqte imunitetin, për ti hapur rrugën prangosjes së tij.

Zjarr Tv Ad