Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Deputeti i PD-së, Luan Baçi, ka lëshuar një lajm të fortë ditën e djeshme kur ka ishte i ftuar në Top News. Në emisionin e Dafina Hysa, Baçi ka zbuluar se kapsollat, fishekzjarët dhe tymueset janë futur në seancën kaotike për Buxhetin, nga deputetë socialistë.
“Të gjithë kujtojnë se mjetet shpërthyese u futën nga ne, sikur u futën nga disa deputete opozitare të fshehura në shishe parfumi. Por e vërteta është se u futën nga deputetë socialistë, pasi vetëm ata nuk u kontrolluan nga Garda para nisjes së seancës. Të kenë kujdes se ka shumë nga deputetët e mazhorancës që nuk e kanë shumë qejf Ramën dhe e ndihmojnë opozitën herë pas here.”, deklaroi deputeti Baçi.