“Doja një debat real për buxhetin!”- Shpëtim Idrizi për përplasjen në Kuvend: Karriget e bllokuara nuk shërbejnë për rritjen e mirëqenies së qytetarëve

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Drejtësi Integrim Unitet, Shpëtim Idrizi ka komentuar aksionin opozitar që u zhvillua ditën e sotme, me pasojë bllokimin e punimeve të seancës plenare gjatë të hënës së 4 Dhjetorit.

Idrizi shprehet se kësaj radhe kërkonte një debat real mbi buxhetin dhe se numri i karrigeve realisht nuk do të shërbejë sipas tij për mirëqenien e qytetarëve.

Sa i përket Komisioneve Hetimore, Idrizi fillimisht thekson i bindur se në vendin tonë parlamentarizmi nuk funksionon.

Shpëtim Idrizi: Unë mendoj që këto debate janë të rëndësishme se numri i karrigeve apo deputetëve që bllokohen atje nuk do të shërbejë për të rritur mirëqenien e qytetarëve.

Unë doja një debat real dhe mund të ishte momenti për një debat mbi buxhetin.

Për faktin e Komisioneve Hetimore, jo opozita por deputetët e Parlamentit të Shqipërisë kanë të drejtë të kërkojnë transparencë, por nëse opozita do ta përdorë këtë si hetim prokurorësh sigurisht që vjen ky reagim nga pala tjetër. Prandaj po them që parlamentarizmi ka kohë që nuk funksionon, se ka nevojë që që t’i kthehemi arsyes për të cilën ne ndodhemi në Parlament.

Zjarr Tv Ad