Siguria miraton marrëveshjen për refugjatët, deputeti i PS: Të marrim më shumë

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti socialist Vullnet Sinaj shprehu mendimin se Shqipëria duhet të strehojë më shumë refugjatë se sa shifra 3.000 që parashikohet në marrëveshjen mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare.

Në komisionin e sigurisë të zhvilluar online, Sinaj e pyeti ministri e Brendshëm se pse është vendosur që Shqipëria të marrë 3.000 refugjatë dhe jo më shumë, duke përmendur shifrat 6 000 apo 10 000.

Taulant Balla u përgjigj se është kjo shifra e kërkuar nga vetë pala italiane.

Shpjegimi megjithatë nuk duket se kënaqi deputetin e PS Sinaj, i cili tha se me një numër më të lartë refugjatësh të pritur do të theksohej sipas tij mikpritja dhe disponueshmëria ndaj Italisë, si dhe do të sillte më shumë përfitime ekonomike.

“E bëmë që e bamë, ta kishim bërë nja dy tre kampe se s’u bë qameti”, u shpreh ai.

Në fund, marrëveshja u miratua në parim nga deputetët e PS.

Zjarr Tv Ad