Edi Rama paralajmëroi largimin e tij, kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës shuan zërat. Jorgo Goro zbulon nëse ka dhënë apo jo dorëheqjen

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës, edhe pse humbi në zgjedhjet e 14 majit, Jorgo Goro nuk ka dhënë dorëheqje nga posti.

Këtë, Goro e ka konfirmuar për News 24, duke shuar kështu zërat se kishte dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të bashkisë, të cilin ende e mban pasi fituesi, Fredi Beleri, ndodhet ende pas hekurave për blerje votash.

Kujtojmë se disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama bëri një koment ndaj vendimit të gjykatës për refuzimin e lejes ndaj Fredi Belerit, ku dhe paralajmëroi si zgjidhje për ngërçin e krijuar largimin e Jorgo Goros nga drejtimi i bashkisë dhe vënien e kësaj të fundit nën qeverisjen qendrore.

“Referimi nga ana e GJKKO e ngërçit që krijohet në vazhdimësinë e përkohshme të detyrës nga ana e kandidatit humbës, përderisa faktikisht kryebashkiaku i zgjedhur mbetet në paraburgim, ndërkohë që kryebashkiaku ende në zyrë nuk e ka legjitimitetin për të drejtuar bashkinë në mungesë të fituesit, e bën qartësisht të lexueshme dhe lehtësisht të kuptueshme nevojën e daljes nga ky ngërç,” deklaroi Rama.

Zjarr Tv Ad