Qëlloi në mesnatë në drejtim të 3 të rinjve nga ballkoni i banesës, policia zbardh detaje nga operacioni i arrestimit të 83-vjeçarit

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia ka dhënë detaje nga operacioni në mesnatë ku u arrestua një 83-vjeçar, i cili qëlloi me çifte nga ballkoni i katit të 5-të disa të rinjë që po bisedonin në rrugë në lagjen Rus në Shkodër.

Sipas uniformave blu, i moshuari rrezikoi jetën e kalimtarëve në rrugë dhe dëmtoi një automjet të parkuar gjatë të shtënave me armë.

Ndërsa gjatë ndërhyrjes së Policisë, Fasli Hyka kërcënoi me kallashnikov për t’i vrarë efektivët.

Blutë e Shkodrës informojnë se pasi i moshuari nisi të qëllonte me armë gjahu, nga ballkoni i banesës së tij në një pallat në lagjen “Partizani”, në drejtim të automjeteve të parkuara, u bë rrethimi i zonës për të mos kaluar automjete dhe kembësorë, si dhe iu bë thirrje autorit, të mos qëllonte dhe të dorëzohej.

Por, i moshuari nuk iu është bindur thirrjeve të efektivëve, por është futur në banesë duke mbyllur derën dhe ka kërcënuar për vrasje, punonjësit e Policisë, në rast se do të futeshin brenda.

Në ndihmë të tyre kanë shkuar kanë shkuar Forcat Kombëtare të Sigurisë (ish-FNSH) dhe pas ndërhyrjes së specializuar është bërë i mundur neutralizimin dhe vënia e të moshuarit.

Shërbimet e Policisë sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.

Zjarr Tv Ad