Vrasja e Gëzim Sinomatajt me snajper teksa pinte cigare në ballkonin e banesën në katin e tretë në qytetin e Vlorës mbrëmjen e 7 Janarit ka tronditur vendin.
Mësohet se drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, prej ditës së djeshme ndodhet në Drejtorinë e Vlorës, ku ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, për të zbardhur krimin mafioz.
Pjesë e analizës janë edhe dosjet e vjetra kriminale, ndërsa po bashkëpunohet me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit.
Gjithashtu janë grumbulluar një numër i madh pamjesh filmike nga kamerat në zonë në kohën kur ka ndodhur vrasja e 23-vjeçarit.
Dyshohet se atentati me snajper ndaj të riut është bërë nga brenda BMW-së ku lëviznin autorët, ndërsa në momentin e ngjarjes zona ka qenë pa drita.