Bashkia Fushë-Arrëz në veri të vendit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të dendura të borës, njofton kryetari i bashkisë Hil Curri.
Kryetari i bashkisë Hil Curri ka deklaruar se do të do të bej të pamundurën për t’ju gjendur pranë banoreve me të gjithë Njësitë Administrative, Iballe, Blerim, Fierze, Qafë-Mali.
Njoftimi i plotë:
Bashkia Fushë-Arrëz ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të denduara të bores! Ekipi i Emergjencave Civile të bashkisë po punon me të gjithë sektorët për përballimin e situatës. Bashkia Fushë-Arrëz do të bej të pamunderen për të ju gjendur pranë banoreve me të gjithëve Njësitë Administrative, Iballe, Blerim, Fierze, Qafë-Mali. Po koordinojmë punen me Emergjencat Civile Kombetare për të përballuar situatën.