Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme (24 shkurt) në aksin Shkodër – Lezhë ku një automjet me drejtues një shtetas 32-vjeçar është përplasur me autobusin me drejtuesin shtetasin 63-vjeçar.
Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar lehtë drejtuesi i automjetit, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:20, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, automjeti me drejtues shtetasin G. K., 32 vjeç, është përplasur me autobusin me drejtues shtetasin R. M., 63 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë 32-vjeçari, i cili është në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.