“Më vodhën pensionin”, e moshuara kallëzon punonjëset e postës në Shkodër

0
102
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia ka nisur procedim në gjendje të lirë për dy gra, njëra banuese në Tiranë e tjetra në Shkodër. Sipas njoftimit zyrtar të bluve, ato punonin në Zyrën Postare të Shkodrës ku kanë përfituar nga paratë e pensionit të një të moshuari.

Kallëzimin për rastin e ka bërë bashkëshortja e tij, 73 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset E. D., 31 vjeçe, banuese në Tiranë dhe E. Z. (L.), 47 vjeçe, banuese në Shkodër, me detyra përkatësisht arkëtare dhe llogaritare në Zyrën Postare Shkodër, pasi ka kallëzuar një 73-vjeçare se gjatë periudhës 2018-2021, këto shtetase kanë shpërdoruar detyrat, duke përfituar paratë e pensionit të bashkëshortit të saj. Vijojnë veprimet për verifikimin e këtij kallëzimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njftohet nga policia.

Zjarr Tv Ad