Vrasja e shqiptarit, rrëfimi i 17-vjeçarit zbulon rrjetin e prostitucionit me fëmijë

0
176
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia italiane, jo vetëm që ka zbardhur vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar Bledar Dedja, por po shkon drejt zbulimit të një rrjeti më të gjerë prostitucioni me fëmijë.

Babai i dy fëmijëve u gjet i masakruar me thikë mëngjesin e së dielës, 21 janar, në një pyll në Paderno del Grappa.

Në lidhje me ngjarjen është arrestuar një 17-vjeçar i cili ka pranuar përpara autoriteteve vrasjen.

17 vjeçari ka treguar njohjen me 39-vjeçarin, e cila filloi rreth një vit më parë.

Ai gjithashtu ka rrëfyer për një rrjet të gjerë prostitucioni, pjesë e të cilit janë djemtë dhe vajzat e mitura. Dëshmia do të verifikohet nga hetuesit dhe do të thirren të gjithë personat për të verifikuar pretendimet e 17-vjeçarit.

“Historia është shumë më komplekse nga sa duket”, tha avokatja e të riut.

Ende nuk dihen motivet e krimit dhe pse i mituri u paraqit me një thikë kuzhine në brez me të cilën ekzekutoi me brutalitet shqiptarin.

Pas një përleshjeje, i mituri e qëlloi disa herë me thikë shqiptarin, duke e lënë të vdekur në vend me një goditje që i preku mushkrinë.

I mitur raportohet se ka plagosur dorën me thikë gjatë sulmit, çka bëri të mundur dhe identifikimin e tij.

Mediat italiane shkruajnë se pas krimit, ai mori thikën me të cilën kreu vrasjen, disa rroba dhe çelësat e makinës së viktimës dhe është larguar në këmbë nga vendngjarja.

Dyshohet s ei mituri dhe 39-vjeçari shqiptar kishin marrëdhënie intime me njëri tjetrin.

Dedja, i cili ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë, ishte një përdorues i aplikacioneve të takimeve online.

Zjarr Tv Ad