Ndryshime në statutin e PD-së së Rithemelimit, ja kush do të jenë dhe dy nënkryetarët e partisë!

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në statutin e PD-së së Rithemelimit, që pritet të miratohet në mbledhjen e ditës së martë të Këshillit Kombëtar, do të ndryshojnë dy nene, të cilat i hapin rrugë grupit të Gazment Bardhit të bëhet pjesë e strukturave.

Në nenin 47 te statutit të PDSH, pas pikës 2 shtohet pika 3 me përmbajtje si vijon;

Në rast se pas përcaktimit të përbërjes së Kryesisë së PDSH, sipas pikës 1 të nenit 47, deputetë anëtarë të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PDSH, nuk rezultojnë anëtarë të saj, këta te fundit kooptohet me vendin Kryesie, si anëtarë të saj me të drejta të plota, deri në përfundimin e mandatit parlamentar, ose zgjedhjen e tyre sipas pikës 1 të nenit 47.

Në nenin 51 të statutit të PDSH, pas pikës 2 shtohet pika 3 me përmbajtje si vijon. “Në rast se pas zgjedhjes së nënkryetarëve, sipas parashikimeve të nenit 45 rezulton se kryetari i grupit parlamentar të PD-së dhe sipas rastit Nënkryetari/Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë nuk janë fitues sipas kësaj procedure, atëherë ata automatikisht konsiderohen nënkryetarë të partisë për shkak të funksionit. Përgjatë këtij mandati secili prej tyre gëzon dhe ushtron të njëjtat të drejta dhe përgjegjësi si nënkryetarët e zgjedhur, për aq kohë sa gëzon funksionin e drejtuesit të grupit parlamentar të PD dhe/ ose atë të Nënkryetarit/Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.

Si pasoje e këtyre ndryshimeve, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj do jenë dy nënkryetarët e rinj të PD-së se Rithemelimit, së bashku me Luçiano Boçin dhe Oerd Bylykbashin.

Ndërsa, Jorida Tabaku, Zheni Gjergji, Dhurata Çupi, Ferdinand Xhaferi, Ervin Salianji, Tomorr Alizoti dhe Helidon Bushati, do të jenë anëtarët e rinj të Kryesisë së PD-së së Rithemelimit.

Zjarr Tv Ad